2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Mos u lavdëroni me aksionin në Karaçevë, 40% e grupit na dolën Policë të Kosovës”

Rekomandime

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka reaguar për aksionin e Policisë së Kosovës, që zhvilloi natën e kaluar në Karaçevë.

Pas këtij aksioni u arrestuan dhjetëra policë të Kosovës.

- Advertisement -

E kjo ka bërë që avokati Halilaj të reagon, ku thotë se nuk është për t’u lavdëruar për këtë aksion pasi që 40% e grupit kriminal doli të jenë Policë të Kosovës.

Ai thotë se ky rast nuk është sukses, por është shpërfaqje e krimit të organizuar brenda institucioneve.

Po të kishte pasur vetëm një NANOGRAM, ndjenjë të përgjegjësisë, kur një aksion policor i goditjes se krimit të organizuan rezulton me rreth 40%, zyrtar policor të njësive me të besueshme, të njësive nga policia kufitare ,, atyre qe iu besohet siguria kombëtare,, me e pakta qe ka mund të jetë ishte dashur, dorëheqje nga niveli me i lart”, shkruan ai.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Mooos u livdoni për aksionin e mbrëmshëm në Karaqeve, 40% të grupit kriminal dolen POLIC, ky është niveli i përfshirjes se përsonave të zbatimit të ligjit në çdo institucion.

- Advertisement -

Të dashur miq, të rrallë janë ata qe kanë tentuar ta luftojnë krimin apo siq e quajnë tash Megakrimin, e qe s’ kan pësuar si me se keqi, qoftë në burg, qoftë me përjashtim nga puna, qoftë me denigrim nga portalet qe i kontrollojnë grupet e organizuara kriminale të mbështetura FORT NGA PERSONAT ZYRTAR.

Rasti mbrëmshëm ..Karaçevë.., nuk është sukses, por është shpërfaqja e krimit të organizuar brenda institucioneve apo thënë me ndryshe -krimit ndërinstitucional-.

Po të kishte pasur vetem një NANOGRAM, ndjenjë të përgjegjësisë, kur një aksion policor i goditjes se krimit të organizuan rezulton me rreth 40%, zyrtar policor të njësive me të besueshme, të njësive nga policia kufitare ,, atyre qe iu besohet siguria kombëtare,, me e pakta qe ka mud të jetë ishte dashur, dorëheqje nga niveli me i lart.

Pse e themë ketë: organizimi, funksionimi i ketyre grupeve kriminale, nuk ka ndodhur rastësisht, nuk kan funksionuar një ditë të vetme, por përtej një viti, aq me tepër ju rrjedhën informatat ,, shumica e provave u larguan paraprakisht,, atëherë ku ishit JU, qe nga taksat tona paguheni për të na mbrojt.

Si mund të besoj një qytetar i ndërshem i cili deshiron të raportoj një krim, kur tani delë se 40%, e personave zyrtar janë pjesë e grupeve kriminale, po themë 40%, duke u bazuar në njoftimin zyrtar te prokurorisë, Zoti e dinë sa mund të jetë numri real.

Andaj, shtet i nderuar, kemi derdhur shumë gjak, hapni syet, mos i burgosni informatoret/ sinjaliziesit vetem qe tregojnë për Ju, mos i etiketoni përmes portaleve të Juaja në formen siq Ju dini, por përkrahni ata për ndryshe: antarsimin në Interpol, Nato, Bashkim Europian, Investimin e investitorve tè huaj, pos në ënderr mundeni me pa.

Boll (20), iu besuam, (20) mashtrim, veasje ku do, fshehje të vrasjeve të intelektualve me të devodshem, largim të Investitorëve të huaj, përzerje të djemve me të mirë duke ia vrarë shpresën secilit, miliona e miliona TË VJEDHUR nga disa komandant dhe djemet e të tyre si dhe imunitet pa kufi, kur ndodhen para përgjegjsisë penale.

Adaj ndalnu/ngopnu ndonjë herë, boll ma.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit