0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kusheriri dhe shoku i fëmijërisë tregon me çka e merrte buken në shkollë kryeministri Hoti

Rekomandime

Profesori Afrim Hoti, kusheri i kryeministrit Avdullah Hoti, ka treguar se çfarë ushqimi ka marrë si nxënës në shkollë, ky i fundit.

- Advertisement -

Sipas Hotit, i pari i qeverisë në atë kohë ka ngrënë bukë me rrush.

“Nuk e di atëherë nuk ka pas sendviq. Por, kryesisht ka marrë bukë dhe e ka hongër me rrush, eventualisht një copë djath të mirë. Avdullahu definitivisht ka qenë djalë i mirë dhe i urtë, siç është edhe sot. Nuk më kujtohet saktësisht se çfarë ushqimi ka hongër çdo ditë, por ajo ka qenë menyja e përgjithshme për Avdullahin dhe të gjithë të tjerët që kemi qenë në Ratkoc”, ka thënë Hoti në “Natën me Fatmir Spahiun” në RTK.

Kujtojmë se zëvendëskryeministri Driton Selmanaj javë më parë ka thënë se kryeministri Hoti e merr bukën nga shtëpia dhe ha sendviq, deklaratë e cila vazhdon të komentohet.

- Advertisement -

“Na e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sendviqa me bukë të zezë dhe e han në zyrë. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, kishte deklaruar Selmanaj.

Ky i fundit, por edhe kryeministri Hoti jo pak u thumbuan pas kësaj deklarate.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit