2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kush është gan gsteri kosovar që kishte rrëm byer edhe kryeministrin belg?

Rekomandime

Basri Bajrami është gan gsteri shqiptar që rrëm beu kryeministrin e Belgjikës në vitin 1989. Ai ka qenë tmerri i Belgjikës për shumë vite. Mundi të rrëm bejë kryeministrin belg të asaj kohe, Poul Vanden Bjonants dhe më pas u arra tis nga burgu i sigurisë së lartë, Sen Zhili.

Poul Vanden Bjonants, Kryeministri belg i asaj kohe

- Advertisement -

Ai është akuzuar shpesh edhe për lidhjen me politikën në Maqedoni. I lindur në Kosovë më 1955, Basri Bajrami, u largua që herët nga vendlindja për të shkuar në SHBA. Por pasi mbërriti në Belgjikë, do të mbetej aty për gati 30 vitet e ardhshme.  Pasi u mor me disa aktivitete të paligjshme, u bë ortak në një kazino në Bruksel.

Ky është rrëfimi i Basri Bjaramit për kidnapimin e kryeministrit belg:

Disa muaj të kaluar në burg, Basri Bajramit do t’i sjellin shoqëri dhe ide të reja, që përfundimisht t’ia dalin, ta lirojnë nga burgu Patrik Amersin. Së pari kanë gjuajtur në veturën e cila ka transportuar të burgosur, kanë lën duar dy rojet dhe kanë marrë Patrikun. Personi për të cilin u bë plani doli në liri. Prejt atëherë formohet grupi dhe do të bëhet plan për rrëm bimin e kryeministrit belg, Poul Vanden Bjonants.

Basri Bajrami, 1989

- Advertisement -

“Në vitin 1989, në kokat tona erdhëm në një konstatim të përbashkët që ta kidnapojmë personin në fjalë, për shkak se pikërisht ai deri sa ka qenë ministër i financave na ka vjedhur apo reketuar të hollat tona. Ai të dielën pasdite kishte takim më të dashurën dhe atë ditë nuk i kishte me vetetruprojat. Ne e pritnim në garazhet poshtë dhe e marrim për ta dërguar 300 kilometra më larg në kufi me Anglinë, në vendin e quajtur Puke. Kryeministrin belg e kemi përcjellë plotë katër muaj e 20 ditë, ditë e natë. Jemi ushqyer me sandviç nëpër vetura të ndryshme. I kemi pas të gjitha të dhënat çka na duhet ti kemi për një person, e kemi ditur edhe kur shkon te e dashura e tij, e cila u quhej Enis. Gjatë ditëve që e mbajtëm, çdo herë jemi munduar që të mos na dëgjon zërin. Mbanim llogari, pasi që pas një kohe ka qenë mundësia e madhe që të na njoh zërin. Të njëjtin e kemi mbajtur plotë 32 ditë. Për të gjitha gjërat dhe llogaritë për të hollat dhe si dhe për gjërat tjera me të kemi komunikuar me shkrimit. Kryeministrit në fjalë i kemi kërkuar plotë 20 milionë marka gjermane, dhe kemi arritur të marrim vetëm 5 milionë. Këto detaje janë shkruara në librin ‘Naron Son de Vi’. Nuk kemi pasur mundësi ti marrim më shumë sepse duhet të komunikonim me shumë persona dhe ka qenë rrezik të mos na njohin. Kemi rënë në kontakt me djalin e tij, Kristijan, por gjithashtu e dinim se për rreth tij ka edhe shumë shërbime të policisë siç janë: CIA, DSD nga Franca, policë nga Anglia etj,. Kemi qenë shumë të kujdesshëm që të mos vijë edhe ndonjë keq kuptim mes nesh por edhe në marrëdhëniet me vet ministrin. Duhet ditur se më së lehti është të kryhen punë të tilla, por vështirësia është si t’i marrish të hollat. Në këtë rast kemi pas shumë fat, nuk kemi pas as një incident, të shtënë apo për të lënduar dikë. Ne gjithashtu kemi bërë edhe disa lojëra me shërbimet e policisë speciale “BSR”, të cilët kanë menduar se këtë e ka kryer ndonjë grup shumë i madh dhe mirë i organizuar për shkaqe politike, dhe jo disa persona të thjeshtë të cilët kanë pas mos marrëveshje me vetë kryeministrin. Pas 32 ditëve e kemi afruar deri tek një stacion i trenit në një qytet belg, ku i dhamë të holla për taksi. E gjithë Belgjika nuk e ka të njohur se ne e kemi marrë, por se i njëjti këtë e ka kryer vetë, për ti larë të hollat të cilat i ka vjedhur më herët deri sa ka qenë në poste”, kishte rrëfyer para gjyqit Basri Bajrami./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit