2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ndodhë edhe kjo në Kosovë: Qeveria Hoti i dhuron një biznesi mbi 1000 euro, ani pse nuk kishin aplikuar për ndihmë

Rekomandime

Ardi Shita, pronar i dy bizneseve ka njoftuar se dje Ministria e Financave i ka përkrahur me dy subvencione në vlerë mbi 1 mijë euro, ani pse ai nuk aplikoi për një ndihmë të tillë.

Shita përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se komisioni ka vendosur që bizneset e tyre t’i përkrah me dy subvencione në vlerë mbi 1 mijë euro, ndonëse thotë se nuk kanë aplikuar për ndihma të tilla.

- Advertisement -

Mirëpo ai thotë se këto para do t’i kthejnë mënjeherë në buxhet në momentin që dalin.

Republika e Kosoves në minimum, na ka ofendu rëndë me këtë veprim, të cilin kështu ashtu nuk e kemi kërkuar asnjëherë. Biznesi NUK përkrahet me këso masa koti, mënyra me e mirë në fakt me përkrah biznesin është me na lënë të qetë me vepru. Këto subvencione koti, prej tatimeve tona, shpenzoni si gjithçka tjetër që e keni shpenzu deri sot. Na leni të qete ta zhvillojm sektorin privat, se sektorin publik e keni knaq ?”, ka shkruar Shita.

Kujtojmë se këto dy ditë qeveria ka nisur subvencionimin e disa bizneseve në vend, ku do të ndahen 290 për punëtorë./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit