Pavarësisht kundërshtimeve të NATO-s, Turqia pritet që të testojë sot sistemin anti-ajror S-400 të Rusisë.
“Reuters” bën me dije se autoritetet turke kanë njoftuar kompanitë ajrore që të bëjnë kujdes në lartësinë deri në 21 000 metra në zonën e Detit të Zi ku do të bëhen edhe testimet.
Testet parashikojnë ndjekjen e avionëve me sistemin e radarëve te S-400, por mediat ndërkombëtare nuk përjashtojnë edhe mundësitë e lëshimit të raketave.
SHBA dhe NATO kanë kundërshtuar blerjen e raketave S-400 nga Rusia prej shtetit të drejtuar nga Erdogan duke ofruar sistemin amerikan “Patriot”, por deri më tani Turqia i ka qendruar presionit duke hapur front të ri në Egjeun Lindor kundrejt Greqisë.
#Turkey sends S-400 missile defense systems to Black Sea province for testing #s400 https://t.co/gpnB6nu0ZY pic.twitter.com/fqb8sSeWYi
— Duvar English (@DuvarEnglish) October 6, 2020