8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Shefi i shefave” dhe djemtë e tij marrin pasaportat e Shqipërisë

Rekomandime

“Shefi i shefave” siç u bë i njohur nga afera printo eksponenti i PDK-së, Adem Grabovci është pajisur me nënshtetësinë e Shqipërisë. Madje, ai është përkujdesur që edhe dy djemtë e tij, Guximi dhe Ngadhnjimi të jenë në listën e personave që pajisen me pasaportën e Shqipërisë.

- Advertisement -

Djmetë e Adem Grabovcit ishin bërë të njohur në publik pas rrahjes së një polici, ndërsa për këtë vepër ata ishin dënuar nga 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi u gjetën fajtorë, për krimin e kryer, dënimi efektiv për secilin prej të dënuarve ishte 3 mijë euro.

Ndërsa, pas aferës së njohur si “Pronto”, Adem Grabovci, ish-shef i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ishte dënuar me një vit e dy muaj burgim me kusht000. Vendimin për dënimin e Grabovcit, ishte marrë në Gjykatën e Apelit, njofton 24-ore.info.

Sipas Vendimitë të Apelit, pas aprovimit të pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale, por edhe sipas detyrës zyrtare, e ndryshon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për pikën II dhe III të dispozitivit.

- Advertisement -

“Të akuzuarit Adem Grabovci dhe Ilhami Gashi janë gjetur fajtor për dy vepra penale të Shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 i lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i akuzuari S.G. për një vepër të tillë penale”, thuhej në njoftim.

Grabovcit nuk do t’i duhet ta mbajë burgun nëse nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje prej 2 vjetësh.

- Advertisement -

Gjithashtu i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 vjetësh, pas kalimit te periudhës se verifikimit te dënimit me kusht. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit