Nëntori për shqiptarët nuk është vetëm muaji i njëmbëdhjetë i vitit, me të na lidhin shumë ngjarje të mëdha historike, është datë e lindjeve dhe e vendimeve të mëdha kombëtare.
28 Nëntori, Dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, pastaj dalja publike në skenë UÇK-së, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, janë disa nga festat e këtij muaji.
Në Prishtinë, Tiranë, Shkup e kudo ku ka shqiptarë festohen këto festa.
Por çuditërisht një kompani turistike nga Shqipëria ka paraparë një organizim të festave të Nëntorit jashtë trojeve shqiptare, thënë më saktë në vendin ku më së paku mund të festohen këto festa.
Kompania “Matias Travel”, ka bërë një ofertë turistike që nga data 27 deri më 30 Nëntor për në Beograd, ku mbishkrim ka shkruar “Festat e Nëntorit në Beograd”.
Kjo kompani për tre ditë qëndrimi në Beograd ka vendosur një çmim 99 euro ku në të përfshihen transporti me autobus, akomodimi në hotel, shoqëruesi shqiptar dhe të gjitha guidat sipas programit.
?Festat e Nentorit ne #Beograd ?3 ditë çmimi 99€?Nisje datë 27-29 & 28-30…
Gepostet von Matias Travel & Tours am Donnerstag, 22. Oktober 2020