11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Çun Lajçi: M’shkuan sytë te vila e Adem Grabovcit dhe mu kujtun fjalët e një Rugovasi

Rekomandime

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka folur për kohët e shkuara dhe idilikat baritore të livadheve të Rugovës.

Ai ka treguar se gjatë një bisede që kishte me një gazetare, ka folur edhe për vilën e Adem Grabovcit.

- Advertisement -

Në shpatin e djathtë sytë m’shkuen te vila e Adem Grabovcit dhe mu kujtua se si një rugovas para shumë vitesh m’kishte thënë: Aty asht kjenë nji kërsh. Thirrej kërshi i Zhukës! Zhukë Haxhia ishte komandanti politik i kufinit e nga aty i vrojtonte Moknat me tyrbi”, ka shkruar Lajçi në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Te Kulla e Rugovasit

- Advertisement -

Kaluem Haxhajt. Donikës që rrinte ulun mbrapa i kallxova se këtu ka lind nji mik imi i mirë e vazhdon t’veroi me bletët e veta. Tahir Alia i thonë për emën. Ushtar i brigadës 136 Rugova.

Po Tahir Cukaj, i vetmi që m’shkruen e m’thërret e m’thotë: A djehe o Dyl Mehmeti!

- Advertisement -

Pseudonimin e kaçakut që u tradhëtua nga gjaku ynë, ma la ky djali i Ali Kasemit!

I kallxova edhe për nji ditë vere, n’tbanin e Mujë Cukës, ku bashkë me Qelën e Bardhajve e Shegë Osmanen e Kuçishtës pata hangër djath t’ziem, atëherë kur po e vjelshim folklorin popullor e prej katundit-n’katund shkojshim si mësitët tue i kërkua plakat e pleqtë për nji kangë.

Vjeshtave kur ktheheshim n’Prishtinë, na priste sa nji lis Anton Çeta. I merrte fletoret tona e na jepte pare për studime!

Ma shumë si fola, se shpejt u futëm n’Stankaj e ma muer vemendjen shiu që nisi me ra.

Po don me na e prishë ditën, m’tha poetja e re, kjo që s’di pse quhet Dabishevci. Do ta pyes nji ditë!

Jo, mos u ban merak i thashë, se këtu ka çetina sa t’duesh. Jam mësua si çoban unë me kalua ditën nër rremat e tyne e mos mu lagë.

Ne shpatin e djathtë sytë m’shkuen të vila e Adem Grabovcit dhe mu kujtua se si nji rugovas para shumë vitësh m’kishte thanë: Aty asht kjenë nji kërsh. Thirrej kërshi i Zhukës! Zhukë Haxhia ishte komandanti politik i kufinit e nga aty i vrojtonte Moknat me tyrbi.

Edhe këtë ia tregova Donikës e cila e mban nji portal, nji lloj televizioni n’internet, e sot për ket portalin e vet m’kishte zgjedhë mua. Donte t’flisnim për kohët e shkueme e idilikat baritore livadheve t’Rugovës! Por, edhe për vargun poetik që rrjedhë gurrave t’Shkrelit!

Por shiu thoshte bre, shiu po don me na e prishë!

Kurgja s’prishet këtyne bjeshkëve çka vjen prej qiellit. Prishet nga dora jonë i thashë, e prap ia kujtova çobaninë time.

– Nër breja e çetina kemi ba edhe dashni e pikë shiu lagë s’na ka e ngjizë asht fara e malsorit i thashë, dhe qeshi me t’madhe!

Rranzë Moknave u afruem, të ajo Kulla e Rugovasit. U futem me rrembim që t’mos lagemi.

Nji rugovase e re na sherbeu me kafe e çaj bjeshke. I ati m’u afrua për nji fotografi. E bija i tha: Prit babë ta baj s’pari unë me rugovasin tim se m’duhet me i pjekë kafet e ti ke kohë sa t’duesh.

A je martua i thashë?

Jo hala m’tha.

Martohu se qenke tipike rugovase e gëzoje babën me nipa.

Qeshi ajo e qeshën edhe dy djelmoshat, kameramanët që ishin me Donikën.

Këtij djaloshit t’Lupçit siduket i pëlqeu, se m’tha tu veshi: A po m’bahesh mësit bre?

Ia tregova përgjigjën e njenit n’Zvicër që kishin shkua me ia lypë çikën me mësit, se shtëpi n’za kishte qenë dikur n’Lug t’Baranit.

U tha, mirë se erdhet e mirë u kthefshi, por unë çikën se kam n’banesë. Jeton n’qytetin ku punon, e s’muj garantoj që ajo sonte s’e ka dikend n’shtrat!

Ajo i ka mendet e kresë e gjuhën me folë, prandaj s’muj me i dhanë fjalë kurkuj!

Kjo rugovasja ime e ndëgjoi biseden tonë dhe nga shanku ma gjuejti fjalën: I mençem paska qenë ai filani!

Ne i pimë kafet dhe nëpër shi shkuem te ajo çetina që rrin të shtylla e fundit e ski-liftit. Bash n’kodër mbi Hotel Luanin!…

Vazhdon!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit