2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Musliu: Vota ime për presidente shkon për Vlora Çitakun, jo për Mustafën e Haradinajn

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se kushdo që po fërkon duart për postin e presidentit pas asaj që po ndodhë me Hashim Thaçin, nuk do t’i dalë llogaria mirë.

- Advertisement -

Musliu sërish ka përsëritur qëndrimi e saj kundër Gjykatës Speciale dhe thotë se askush nuk duhet gëzuar kur ajo u dërgon ftesa ish-ushtarëve të UÇK-së.

Madje, arrestimit të krerëve të OVL së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, iu referua si kidnapim.

“Edhe 100 herë sikur të vjen në Parlament Gjykata Speciale do të votoja kundër. Por, edhe sikur të vinte zhbërja e saj, do të votoja po 100 herë pro. Mënyra se si po trajtohen ish-ushtarët e UÇK-së është mesjetare”.

- Advertisement -

Por, në rast se Thaçi përfundon mandatin para shkurtit të vitit të ardhshëm, Musliu tha se nuk kanë ndonjë emër nga partia e tyre. Megjithatë, prej disa kandidatëve të përfolur ajo zgjodhi një emër.

“PDK është prej partive të para në vend që ka dhënë shembull me kandidimin e Flora Brovinës dhe çkado që ndodh nuk është me temë tabu se pse një grua të kandidojë ose jo. Në PDK nuk është përmendur ende asnjë kandidaturë sepse ne mendojmë që ka akoma kohë, pasi presidenti e ka mandatin deri në muajin shkurt të vitit 2021. Por, nëse vjen kombinimi Vlora Çitaku, Isa Mustafa apo Ramush Haradinaj, vota ime shkon për Vlora Çitakun”.

- Advertisement -

“Vlora Çitaku gjithashtu është një grua e respektuar e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm fillimisht në PDK, pastaj në Kuvend dhe Qeveri dhe tani ka qenë imazh i mirë i gruas në përfaqësimin diplomatik. PDK-ja do të deklarohet kur të vjen momenti. Për mua çdo anëtar i PDK-së, kushdo qoftë ai, është i pranueshëm”.

Sa i përket përfshirjes në Qeveri, Musliu tha se më shumë partitë e tjera po kanë dëshirë që PDK-ja të hyjë në koalicion sesa vetë partia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit