2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Putin i sëmurë rëndë? Sipas profesorit rus, në janar fillojnë hapat drejt dorëheqjes

Rekomandime

Një lajm i papritur, që mund të fuste në hije edhe vetë zgjedhjet amerikane. Presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë i sëmurë, dhe në janar mund të bëj hapat e para drejt braktisjes së pushtetit, por jo pa garanci të larta.

- Advertisement -

Teorinë e sëmundjes së Putin, që qarkullon prej kohësh në rrjetet sociale, e ka mbështetur sot Valery Solovei, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Moskë. Një zë padyshim i kundërt nda politikave të presidentit rus, por me një farë peshë në opinionin publik.

Sipas tij, ligjet që Duma rus epo tenton të kalojë së fundmi, që do t’i jepnin Putin një imunitet edhe pas fundit të karrierës politike, si dhe titullin e senatorit, për Solovei janë përgatitje për momentin, jo dhe aq të largët, kur presidenti do të komunikojë dorëheqjen e bujshme.

Shkaku, për profesorin e intervistuar nga prestigjiozja italiane Corriere della Sera, është një sëmundje e rëndë, ndoshta Parkinson, ndoshta diçka tjetër, që ka rënduar gjendjen e presidentit, siç tregojnë sipas tij edhe disa filmime të fundit zyrtare.

- Advertisement -

Sipas Solovei, vetë familja ”ïnformale” e presidentit, dy vajzat Marina Vorontsova dhe Katerina Tikhonova si dhe partnerja Alina Kabaeva, po i bëjnë presion Putin që të shohë shëndetin e tij.

Një fakt është i qartë, nga përhapja e koronavirusit, president rus është pothuajse zhdukur nga jeta publike në Moskë, duke u izoluar në një rezidencë sekrete nga ku zhvillon mbledhjet dhe drejton vendin.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Pescov, i cilësoi këto hipoteza si “të pakuptimta, Putin gëzon shëndet të plotë”. Por në këtë rast, duke ditur mbajtjen e sekreteve brenda mureve të pushtetit rus, mund të thuhet që vetëm koha do ta tregojë të vërtetën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit