0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Haradinaj publikon fjalimin ku kërkonte që të mos votohej Gjykata Speciale

Rekomandime

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një video, të vitit 2015, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale.

- Advertisement -

“Ne jemi për ligj, ne jemi që t’i shqyrtojmë të gjitha dyshimet, ne nuk jemi kundër hetimeve që kanë ndodhur e që mund të ndodhin në të ardhmen dhe dojmë me i ballafaqu krejt ata që kanë kry çkado që kanë kry, kundër kujdo qoftë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, por nuk mujmë me vazhdu me qenë monstrum. Duhet me ndodh në Kosovë, me ligje të Kosovës, Qeveria e Kosovës ishte dashtë sot me i nda këto amandamente, me i marrë prapa, me ba një ofertë për bashkësinë ndërkombëtare me thanë urdhëroni, do ta bëjmë në Kosovë gjykatën, dojmë me e ba vetë edhe ndonjë ekspert nëse na sillni, nuk jemi kundër, Gjyqtar, prokuror do t’i bëjmë në bazë të ligjeve, në procedura të rregullta, me shqyrtu krejt. Me i shqyrtu të gjitha krimet e supozuara”, ka thënë Haradinaj gjatë këtij fjalimi, të cilin e ka shpërndarë në Facebook.

Ndër tjerash ai flet edhe për eshtrat e të zhdukurve dhe bën thirrje që kjo gjykatë të mos votohet.

“A e dini që sot e kësaj dite ne shkojmë deri në Merdare me prit eshtna? Rezultat i kësaj, Aleanca nuk e voton këtë Gjykatë. I bëj thirrje deputetëve mos e votoni, nuk duhet me e votu këtë Gjykatë”, thuhet në fjalimin e kreut të AAK-së.

- Advertisement -

Për më shumë, shikojeni videon e publikuar:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit