Këshilltari i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, Faton Peci i ka dal në mbrojtje kësaj të fundit, pas kritikave dhe sulmeve nga anëtari i LDK-së, Anton Berisha.
Sipas Pecit, i rikthyer në LDK, Berisha, parim nuk e ka interesi qytetar, po personal.
Postim i plotë:
Në intervistën dhënë Associated Press (e publikuar tashmë anekënd botës), u.d. Presidentja Vjosa Osmani flet për kr.imet e kryera nga Serbia, për fëmijët e vr.arë e gratë e dhu.nuara.
Ajo kërkon përgjegjësi e drejtësi për ato kr.ime, duke potencuar se Serbia nuk do të ndryshojë përderisa nuk ka presion mbi të nga BE-ja.
Prandaj, Serbia nuk do të duhej të trajtohej si fëmijë i lazdruar përderisa udhëhiqet nga njerëz të regjimit të Millosheviqit e nuk kërkon falje.
u.d. Presidentja po kritikohet e suImohet nga i madh e i vogël në Serbi…dhe çuditërisht nga disa të “rikthyer” në LDK, parim i të cilëve është jo interesi qytetar, po ai personal!
Ndryshe, Anton Berisha ka deklaruar se intervista e Osmanit në Associated Press është shqetësuese.
“Është tepër shqetësuese gjuha jodiplomatike qe ka përdorur u.d. presidentit te Kosovës, zonja Vjosa Osmani ndaj Bashkimit Evropian”, ka shkruar Berisha.