13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Eksperti gjerman: Marrëveshja e Washingtonit do t’i mbetet historisë, s’hapen ambasadat në Jerusalem

Rekomandime

Pas fitores së Joe Biden, marrëveshja e 4 shtatorit në mes të Serbisë dhe Kosovës e nënshkruar në Washington do t’i mbetet historisë.

Kështu ka thënë për Express eksperti gjerman dhe njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber.

- Advertisement -

Sipas tij, nga ato që janë nënshkruar nën ndërmjetësimin e Trump do të mbijetojë pjesërisht vetëm vendosja e raporteve mes Kosovës dhe Izraelit, meqë thekson se as Beogradi e as Serbia s’do t’i dërgojnë ambasadat në Jerusalem.

Tutje analisti gjerman thotë se ardhja e Joe Biden në krye të shtetit më të fuqishëm në botë nënkupton bashkëpunim të ngusht me Brukselin e Berlinin dhe fund të aktrimit të deritanishëm nga Richard Grenell në procesin e negociatave Kosovë-Serbi.

Ardhja në pushtet e administratës së Bidenit dhe largimi i administratës së tanishme të Trumpit duhet dhe do të ketë pasoja për dialogun Kosovë – Serbi.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara, siç ka njoftuar tashmë fushata e Bidenit në dy deklarata me shkrim, do të kthehet në një bashkëpunim të ngushtë transatlantik me Brukselin, por së pari dhe mbi të gjitha me kryeqytetet kyçe si Berlini, siç ka qenë rasti para se Richard Grenellit dhe para se John Boltoni ta largonte pozicionin e Shteteve të Bashkuara nga pozicioni i shumicës së BE-së e drejt hapjes ndaj idesë së rrezikshme për shkëmbimin e territoreve. Kjo nënkupton një rikthim në kornizën origjinale, parimet dhe kushtet origjinale (ndaj Beogradit) të dialogut politik të viteve 2012-2014 që mundësuan përparim dhe progres historik”, është shprehur ai.

Weber ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit do t’i mbetet historisë.

- Advertisement -

Ajo do t’i mbetet historisë, ndërsa ato pjesë që lidhen me çështjen Kosovë – Serbi dhe me veprimet e mëparshme të BE-së do të kthehen në kornizën e BE-së, si procesi i Berlinit.

Nga pikat që nuk lidhen me rajonin dhe që paraqitën një keqpërdorim trashanik politik të Kosovës dhe Serbisë dhe mosmarrëveshjes së tyre, do të mbijetojë vetëm krijimi i marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, ndërsa as Kosova, as Serbia nuk do të hapin ambasadat në Jerusalem”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit