-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Çobani milioner në Sarandë/ “Nga puna me delet, im bir ngeli beqar”

Rekomandime

Në ditët e sotme kur të gjithë duan të shkojnë në Tiranë, ka akoma njerëz të punës, që qëndrojnë në fshat dhe ja shikojnë bereqetin punës.

- Advertisement -

I tillë është edhe Besim Hysenbelliu, të cilin kamera e Top Channel e takoi rrugës për në Sarandë. Besim Hysenbelliu, së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë është duke shkuar nga Skrapari në Livadhia të Sarandës.

Ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes.

Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja.

- Advertisement -

Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.

Besimi thotë se gocat e sotme rrijnë pa bukë edhe ta marrin burrin çoban nuk pranojnë.

- Advertisement -

Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit