Kompania gjermane investon 100 milionë euro në Serbi, Kosova kqyr seri

0
124

Kompania gjermane MTU Aero Engines, që prodhon motorë dhe pjesë të avionëve planifikon t’i investojë 100 milionë euro në Serbi.

Të hënën drejtuesit e kësaj kompanie kanë vënë gurëthemelin e fabrikës.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo kompani e cila është edhe lidere në industrinë aero, planifikon që në fazën e parë t’i punësojë 500 punëtorë.

Ku numër mund të shkojë deri në 2 mijë punëtorë.

Fabrika do të ndërtohet në Nova Pazova, vetëm 25 kilometra larg aeroportit “Nikola Tesla”, raporton Tanjug.