13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Një variant edhe më i rëndë i COVID-19 ka filluar të përhapet në botë, dyshohet që i reziston edhe vaksinës

Rekomandime

Një variant i ri dhe më i ‘egër’ i koronavirusit po qarkullon në 30 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

- Advertisement -

Mjekët paralajmërojnë se Lambda mund të jetë edhe më infektues dhe vdekjeprurës sesa Delta.

Origjina e mutacionit të radhës është Peruja.

Ministri i Shëndetësisë atje tha se vendi i tij po regjistron tani nivelin ndoshta më të lartë të vdekshmërisë në botë.

- Advertisement -

Kërkuesit kilianë sakaq kanë zbuluar se ky variant mund të jetë rezistent ndaj vaksinave të Covid-19.

“Të dhënat tona tregojnë për të parën herë se mutacioni i pranishëm në proteinën spike të variantit Lambda, arrin t`i shpëtojë antitrupave dhe mund të ketë infektueshmëri të shtuar”, thuhet ne studimin e tyre.

- Advertisement -

I njohur ndryshe si C.37, Lambda u pikas për herë të parë ne Peru vitin e kaluar, por tani mutacioni ka marrë një hov shqetësues.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit