7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Saranda është simbol i triumfit të jetës, ajo ‘ka rrnu për me tregue

Rekomandime

Përplasja e djeshme në Kuvendin e Kosovës si dhe deklarimet e zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj se janë lodhur nga deklaratat për mas.akra dhe nga këto rrëfime, kanë nxitur reagime të shumta nga të gjithë.

Selmanaj kishte pasur një përplasje me deputeten Saranda Bogujevci, e cila është e mbijetuar e njërës prej ngjarjeve më të trishta gjatë Iuftës.

- Advertisement -

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe analisti Imer Mushkolaj i cili ka thënë se të papërgjegjshëm janë të gjithë ata që thonë të jenë lodhur nga rrëfimet dhe dëshmitë për mas.akrat, nga thirrjet për drejtësi për vik.timat e Iuftës dhe të pagjeturit.

Postimi i tij:

Saranda Bogujevci ishte vetëm 13 vjeçare, kur forcat serbe pushkatuan 14 anëtarë – shtatë gra e shtatë fëmijë – të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu në Podujevë, më 28 mars 1999.

- Advertisement -

Asaj iu pushkatuan nëna dhe dy vëllezërit, kurse ajo dhe katër fëmijë të tjerë mbijetuan.

Të papërgjegjshëm janë të gjithë ata që thonë të jenë lodhur nga rrëfimet dhe dëshmitë për mas.akrat, nga thirrjet për drejtësi për vik.timat e Iuftës dhe të pagjeturit. Saranda është simbol i triumfit të jetës mbi vd.ekjen. Ajo “ka rrnu për me tregue”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit