14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Aktakuza ndaj Thaçit, a duhet të dorëhiqet presidenti?

Rekomandime

Prokurori i Specializuar ditë më parë propozoi aktakuzë kundër presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

- Advertisement -

Njohësit e rrethanave të drejtësisë dhe politikës mendojnë ndryshe sa i përket doëheqjes së Thaçit nga pozita e presidentit por pajtohen se presidenti Thaçi nuk obligohet të japë dorëheqje.

Pas bërjes publike të aktakuzës nga Prokurori i Specializuar kundër presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli, kanë nisur edhe reagimet se a duhet kreu i vendit të japë dorëheqje apo jo.

Betim Musliu nga IKD thotë se pavarësisht që Kushtetuta e vendit nuk e obligon për një vendim të tillë, do të ishte e pahijshme për vendin të udhëhiqet nga një lider për të cilin rëndojnë akuzat për krime lufte.

- Advertisement -

Por ndryshe mendon analisti politik Ramush Tahiri. I thotë se dorëheqja e presidentit duhet të vijë pasi të konfirmohet aktakuza nga Dhomat e Specializuara TË Kosovës me seli në Hagë.

Musliu thotë se nuk ekziston asnjë kompetencë në Kushtetutë që e detyron Thaçin të japë dorëheqje.

- Advertisement -

Dy liderëve të UÇK’së Thaçi e Veselit ë mërkurën iu bë publike propozim aktakuza për krime lufte nga zyra e Prokurorit të Specializuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit