8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Cramon shuan shpresat që sivjet mund të hiqen vizat

Rekomandime

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të ndodh këtë vit, megjithëse pritjet kanë qenë të larta që gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së të arrihet një gjë e tillë.

Pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve dhe takimit që pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme në mes të delegacioneve teknike Kosovë-Francë për këtë çështje, “drita e gjelbër” për vizat mund të ndodhë të vijë në fund të vitit 2021.

- Advertisement -

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë për se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të vihet në rend të ditës në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, por liberalizimi formal i vizave mund të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit.

Ne në Parlamentin Evropian e kemi ngritur këtë çështje në të gjitha rastet e mundshme.

Gjithashtu, edhe presidenca gjermane ka bërë presion për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo gjithashtu është diskutuar edhe në nivelet më të larta.

- Advertisement -

Padyshim që ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe diskutime serioze janë zhvilluar në lidhje me atë se çfarë tjetër mund të bëhet në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo mund të vihet në rendin e ditës gjithashtu edhe në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, megjithatë, në këtë moment ka më shumë të ngjarë që ‘drita e gjelbër’ përfundimtare do të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit.

- Advertisement -

Shpresojmë që Këshilli do të sjellë një fund të suksesshëm për këtë deri në fund të vitit të ardhshëm”, thotë ajo.

Përkundër kësaj, partia në pushtet Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e sheh ende si shans të humbur liberalizimin e vizave gjatë presidencës gjermane.

Deputeti Faton Bislimi thotë se duhet të punojnë në javët në vijim me shtetet skeptike.

Nuk besoj që është shans i humbur, ende të paktën.

Nuk do të klasifikoja si të tillë.

Unë besoj që Gjermania ka qenë një përkrahëse e pareshtur e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Çështja dhe pengesa kyçe e liberalizimit të vizave janë dy shtete të tjera. Është Holanda dhe Franca të cilat kanë shprehur skepticizëm serioz në lidhje me këtë proces”, thotë ai.

E një gjë të tillë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi e ka parë si të pritshme, pasi siç thotë ajo Qeveria Hoti nuk e ka Iuftuar korrupsionin.

Kjo është ditur qysh në fillim, shanset u patën shtuar kur kishim një qeveri legjitime, Qeverinë Kurti e cila filloi të Iuftojë korrupsionin dhe të përgëzohet për këto veprime edhe nga raporti i progresit nga BE-ja.

Tani prej kur kemi në krye të qeverisë një person jo legjitim i cili ka marrë vendime tejet të dëmshme për të cilat është kritikuar nga BE-ja, sidomos për shfuqizimin e task-forcës (Antikorrupsion) ka ndikuar negativisht. […]

Tani çfarë mund të bëjë presidenca gjermane është nëse disa shtete nuk janë të bindura që kemi Iuftuar korr.upsionin dhe kr.imin e organizuar nuk mund të bëjë asgjë.

Në këtë muaj nuk ka asgjë dhe nuk ka caktuar asgjë ku do të diskutohet për Kosovën.

Shanset për të marrë liberalizimin e vizave do të shtohen vetëm kur një qeveri ka për qëllim Iuftimin e kr.imit të organizuar dhe korrupsionit.

Atë se kjo qeveri nuk e ka vullnetin për të Iuftuar kr.imin e korrupsionin e ka thënë edhe raporti i fundit i progresit i BE-së. Nuk ka mënyra si t’i bindim shtetet anëtare pa rezultate konkrete”, u shpreh ajo.

Por, anëtari i komisionit për punë të jashtme nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj thotë për KosovaPress se nëse BE-ja nuk lëviz deri në fund të vitit për liberalizim të vizave kredibiliteti i saj në raport me Kosovën do të jetë në pikëpyetje.

Nëse BE-ja nuk lëviz deri në fund të vitit vërtet kredibiliteti i saj në raport me Kosovën do të jetë në pikëpyetje.

Nuk mund t’i besojmë ne dialogun Kosovë-Serbi që ajo do të bind Rusinë, Serbinë, Spanjën e Sllovakinë, Qipron, Rumaninë për të njohur Kosovën nëse një zotim të saj në raport me Kosovën ku i kemi përmbushur kriteret nuk e përmbush vet.

Nuk mendoj që është pyetje për neve tash, çka mendon Holanda, çka mendon Franca… nëntorin dhe javën e parë të dhjetorit duhet të kalojnë në Bruksel dhe të shohin përkushtimin e ri evropian”, thotë ai.

Gjermania në muajin korrik ka marrë udhëheqjen e Këshillit të Evropës dhe do të jetë në krye deri në fund të vitit. Ndërsa, edhe vetë mekanizmat evropianë e kanë konfirmuar që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim. Por për të ndodhur kjo, secili nga shtetet anëtare të BE-së duhet të konfirmojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Ndryshe, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që akoma nuk e gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Shengen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit