Deputetja e AAK’së Donika Kadaj-Bujupi është përplasur me kryrtarin e Komisioni Hetimor Parlamentar nga LDK, Shkëmb Manaj.
Manaj bëri të ditur se këtë shkresën për komisionin e kishin pranuar në fund të korrikut të këtij viti, ndërsa Kadaj-Bujupi reagoi duke e pyetur atë përse e ka mbajtur të fshehtë këtë kërkesë.
“Pse e ke mshef, a je tut me pru a, kush të ka than me mshef shkresën. Unë nuk jam frikacake si ti mos me guxu me pru shkresën. E ki shkel kodin penal”, tha Kadaj-Bujupi.
E deputeti Manaj pastaj i është përgjigjur deputetes së AAK-së se “ne njihemi mirë kogja moti”.
Ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons përmes kësaj shkrese pretendon se drejtësia e EULEX-it ka qenë e njëanshme.
“Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë nuk ka qenë e paanshme, ka qenë e njëanshme dhe e njëjta është përdorur si isntrument për realizimin e qëllime politike…
Në rast se do të iniciohet rast, i njëjti ka treguar gatishmëri të dëshmoj personalisht para komisionit hetimor që do të konstituohet nga Kuvendi”, thuhet në kërkesë të cilën e lexoj kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj.