4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vjosa Osmani presidente – Eksperti amerikan tregon pse ajo duhet të drejtojë shtetin në 5 vitet e ardhshme

Rekomandime

Aktualisht vendi po drejtohet nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, e cila këtë post mund ta mbajë deri në gjashtë muaj.

- Advertisement -

Emri i saj edhe më herët është lakuar për postin e presidentes së vendit. Të përshtatshme për këtë pozitë, kryeparlamentaren e Kosovës, e sheh edhe Alon Ben-Meir, profesor dhe ekspert amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut.

Duke folur për gazetën “Bota sot”, Ben-Meir ka thënë se Osmani do të ishte e përshtatshme që të shërbente si presidente për pesë vjet, për shkak të përvojës së saj dhe faktin që nuk është e akuzuar për korrupsion.

“Në lidhje me Osmanin, unë besoj se duke pasur parasysh përvojën e saj, rininë dhe kuptimin e çështjeve dhe faktin që nuk është akuzuar për ndonjë akt korrupsioni, ajo me siguri do të jetë e përshtatshme për të shërbyer si presidente për pesë vjet”, ka thënë profesori.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja, pasi ato sipas tij, do të shkaktonin pasiguri të panevojshme politike.

“Unë them që Kosova ka nevojë për stabilitet politik në këtë moment dhe shkuarja në zgjedhje të reja mund të shkaktojë pasiguri të panevojshme politike”, është shprehur eksperti amerikan për “Bota sot”.

- Advertisement -

E pyetur kohë më parë nga DW, Osmani kishte thënë se nuk do të pranonte të bëhej pjesë e kalkulimeve politike.

“Nuk besoj që tani unë do të jem ndër personat që do të bëhet pjesë e kalkulimeve politike në parlamentin aktual. Unë nuk dua të jap vlerësime rreth asaj, se ku qëndrojnë partitë politike nga kjo zyrë, por besoj se tashmë e dini qëndrimin tim politik që e kam shprehur më parë si Kryetare e Kuvendit, si përfaqësuese e zgjedhur e qytetarëve të Kosovës, siç e kam me legjitimitetin popullor që është dhënë më datë 6 tetor, dhe i cili natyrisht e ka zgjedhur Kuvendin aktual. Megjithatë unë personalisht nuk do të bëhem pjesë e kalkulimeve të tilla”, kishte thënë Vjosa Osmani.

Osmani mori postin e ushtrueses së detyrës së presidentes më 5 nëntor, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, ndaj të cilit po zhvillohet proces gjyqësor në Gjykatën Speciale, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit