3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Seanca e jashtëzakonshme, VV përplaset me partitë tjera, Hoti falënderon PDK-në

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në seancën e sotme të jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

- Advertisement -

Sipas kësaj partie, dy partitë vazhdimisht kritikohen ndërmjet veti, por gjithmonë bëhen bashkë në momente të caktuara. Ndërsa nga dy partitë e apostrofuara thanë se për momente kritike për vendin duhet të bëhen bashkë gjithë spektri politik.

Ushtruesit të detyrës së shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu tha se tashmë në skenën politikë në Kosovë janë gjitha partitë tjera në njërën anë, dhe partia që ai përfaqëson në anën tjetër.

Aliu: Kemi LVV-në në njërën anë dhe të gjithë të tjerët bashkë të tjerët.

Me pa atë që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, ciklike e ajo është uniteti apo të themi uniteti apo koalicioni e njëjësia ndërmjet dy subjekteve interesante politike. PDK-së dhe LDK-së. Që të dyja janë të njëjta dhe bashkë në momentet kritike, jo vetëm që e kemi thënë, por përjetuar në vazhdimësi.

- Advertisement -

Kush cilën e ka bërë si vetën. PDK-ja-LDK-në, apo e kundërta, nuk e dina. Këtë dilemë e kemi edhe brenda nesh, por meqenëse ka kaluar kohë duke qenë herë njëra si tjetra, edhe origjina se kënd kush e ka bërë si vetën është e parëndësishme….këta kritikojnë, e kritikojnë në vazhdimësi ama kur të vjen puna te momenti kritik i caktuar ne e vërejmë njëjtësinë se nuk e dina kush kënd e ka bërë, por origjinë ne ka në vitet e pasluftës dhe sot e kemi një subjekt.

Kjo i bie se skena politike në Kosovë është mjaft e qartë. Kemi LVV-në në njërën anë dhe të gjithë të tjerët bashkë të tjerët. Pra ju mund të jeni bashkë edhe pak.

- Advertisement -

Mund të vazhdoni të bëni dëme këtij vendi bashkë edhe pak.

Qysh i keni bërë në vazhdimësi, pasi kemi ardhur në situata kur qytetari i Kosovës jetojnë me keq se në ditën paraprake, dhe ky është trendi i ndryshimit për të keq në këtë vend sepse kemi një njëjtësi si subjekt i vetëm”, tha ai.

Por atij i reagoi, shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, i cili i kërkoi LVV-së të bëhet bashkë në interes të vendit.

Gashi: E vërtet është Librun që momente kritike për vendin jemi bërë bashkë

E vërtet është Librun që momente kritike për vendin jemi bërë bashkë edhe me ju bashkë.

Pra në momente kritike duhet të bëhen bashkë, e jo me u fsheh atje me një skutë e me tentu popullin autentik imagjinar duke pretenduar se ndoshta një ditë ky popull do të nxjerr liderin e pakontestueshëm në krye të proceseve.

Ne njerëzit e zakonshëm, bëhemi bashkë për interesat e vendit. Jemi bërë bashkë edhe me ju, ndoshta do të bëhemi bashkë prapë për interesat e vendit”, u shpreh ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hmaza duke iu kundërpërgjigjur, deputetit të LVV-së tha se votimi i këtij projektligji nga PDK-ja nuk paragjykon skenën politike që mund të jetë në të ardhmen.

Hamza: Votimi i këtij projektligji paragjykon se qysh do të jetë skena politike në të ardhmen

Zotëri Aliu, po kemi pas koalicion edhe LDK-në të them jemi pak xheloz se në fund ju keni pas koalicionin me LDK-në dhe na u morët partnerin.

Por të ardhmen nuk di çka sjellët. Ligjin që sot e kemi nuk është votues për një subjekt politik, apo tjetër. Është Ligj për gjithë qytetarët e Kosovës dhe bizneset.

Asnjë ndërlidhje për zhvillimet që mund të ndodhin nuk e ka ky ligj që sot po diskutojmë.

As nuk paragjykon se qysh do të jetë skena politike në të ardhmen, as nuk ka garancia se PDK-ja do të përkrahë ligje, apo marrëveshje financiare nëse nuk beson se ka interes të vendit.

Është e vërtet jemi opozitë e qeverisë dhe vazhdojmë, por nuk mundemi me qenë opozitë e interesave të shtetit”, tha ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj kërkoi miratimin e projektligjit.

Haradinaj: Qeverinë e kemi djersitur bukur fortë për këtë projektligj

Ky projektligj është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, jo për qeverinë. Qeverinë e ndjesitë bukur fortë. Pra i bie që rreth 600 milionë euro do të kalojnë drejtpërdrejtë tek qytetarët”, tha ai.

Përkrahje këtij Projektligji shprehu edhe Endrit Shala nga Nisma-AKR-6+. Seanca e jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje është duke vazhduar.

Hamza për rimëkëmbjen ekonomike: Jemi opozitë e qeverisë, por jo e interesave të shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në seancën ku po bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ka shprehur keqardhje për vonesën në adresimit të kësaj çështjeje nga qeveria në kohë të duhur për qytetarët.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës bazuar situatën shëndetësore, ekonomike dhe politike të vendit ka bërë propozimin e katër amandamenteve për plotësimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe i ka harmonizuar ato me koalicionin qeverisës.

Ligji të cilin sot e kemi nuk është ligj për votuesit e një subjekti politik ose një tjetri. Ky është ligj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, është ligj për bizneset që afarojnë në Republikën e Kosovës.

Ky ligj nuk paragjykon se si do të jetë skema politike në të ardhmen dhe nuk ka garanca që PDK do të përkrah marrëveshje tjera nëse nuk janë në interes të vendit. Jemi opozitë e qeverisë, vazhdojmë të jemi opozitë e qeverisë, por nuk mund të jemi në infinit opozitë e interesave të shtetit. “, tha Hamza.

Sipas tij, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk ka mundur të procedohet tutje me pakon paraprake pa krijimin e një baze legale ku do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe bizneset në Kosovë.

Ky ligj i përkrah të punësuarit në sektorin privat, përfitojnë mbi 50 mijë biznese si rezultat i granteve, përfitojnë dhjetra mijëra të punësuar në sektorin privat që kanë humbur vendet e punës nga pandemia, përfitojnë qytetarët e Kosovës me mjetet e tërhequra nga Trusti dhe qytetarët me bazë ekonomike më të ulët do të rimbursohen nga shteti, lënda e parë e prodhuar nuk do të ngarkohet me TVSH.”, tha ai.

Hoti falënderon PDK-në: Amandamentet e tyre kanë pasuruar ligjin për Rimëkëmbje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Hoti para deputetëve ka thënë se pakoja e propozuar nga qeveria e Kosovës është ndër më të mëdhat në rajon.

Ai tha se nga masat e marra deri tash nga qeveria, është arritur efekti i parandalimit të largimit nga bizneseve nga tregu.

Në bazë të FMN-së, pakoja e parë në terma relative, pakoja jonë e rimëkëmbjes është njëra ndër më të mëdhatë.

Aq sa kemi pasë mundësi, kemi mbërri dy efekte, parandalimin e largimit të bizneseve nga tregu dhe familjet të bijnë nën pragun e varfërisë. Ligji i sotëm krijon momentum të ri.

Pra duke fillu nga skema për fondin e garantimit të kredive, qindra miliona euro që mbulohen nga fondi ku qeveria është kontribuese e madhe. Një pjesë e madhe shkon në bujqësi. Tërheqja e 10%shit nga Trusti, mbi 200 milion euro shtesë në buxhetin e familjeve. Të gjitha këto mjete të patatimuara.

Përdorimi i mjeteve nga fondi i Privatizimit për të financuar fondin për rimëkëmbje ekonomike. Pastaj shtyerja e tatimit për koorporata për dy vjet”, tha ai.

Ai falënderoi PDK-në, për të cilën tha se amandamentet e tyre e kanë pasuruar ligjin.

“Janë amandamentet e opozitës, PDK-së që dua t’i falënderoj për mbështetjen e tyre. Unë i kam ftuar të dy partitë, dhe mendoj që këto amandamente e kanë pasuruar këtë ligj”, tha ai.

Hoti po ashtu tha se synohet që një pjesë e madhe e fondeve të shpërndahen para vitit të ri.

***

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i është përgjigjur deputetit nga radhët e Vetëvendosjes, Liburn Aliut, i cili tha se LDK’ja gjthmonë bëhet bashkë me PDK’në.

Gashi i tha Aliut se ata janë bërë bashkë edhe me Vetëvendosjen dhe se mund të bëhen bashkë edhe në të ardhmen.

“Jemi ba bashkë edhe me ju dhe ndoshta do të bëhemi bashkë edhe në të ardhmen.

Në politikë koncepti kurrë nuk ekziston. Gjithçka është e mundshme. Ideja parashkollore se le te kallet vendi se ne s’bëhemi bashkë, s’ekziston te ne e nuk duhet të ekzistojë as te ju. Do t’i japim votat tona që qytetarët të marrin pakon fiskale”, ka thënë Gashi.

Liburn Aliu akuzon LDK-në dhe PDK-në që u bën bashkë për votimin e Rimëkëmbjes

Deputeti i Lëvzijes Vetëvendosje, Liburn Aliu në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka akuzuar se LDK-ja dhe PDK-ja janë bërë bashkë dhe të dyja janë të njëjta.

Këtë deklaratë e dha Aliu në seancën ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Të dyja partitë janë të njëjta dhe të dyja janë bashkë. Kush cilën e ka bërë si vetën, LDK-ja e ka bërë si vetën apo PDK-ja si vetën nuk e dimë. Por me qenë se ka kalu kohë e gjatë duke qenë herë njona si tjetra e herë tjetra si njona, edhe origjina se kush kë e ka bë si vetën është e parëndësishme”, tha Aliu.

Ai shtoi se të dyja partitë po vazhdojnë t’i bëjnë dëm Kosovës.

“Ju mund të jeni bashkë edhe pak, ju mund të vazhdoni t’i bëni dëme këtij vendi bashk edhe pak, qysh i keni bo në vazhdimësi. Ju u bonët bashkë për me rrëzu Qeverinë Kurti”, tha Aliu.

Deputetët e VV-së e prisnin dje si roje, Selmanaj nuk merr pjesë fare në seancë

Zv/kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj nuk po merr pjesë në seancën e Kuvendit ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kjo po ndodhë pas paralajmërimeve të VV-së se nuk do t’ia lejojë hyrjen në seanca.

Aty janë zv/kryeministri Besnik Tahiri dhe Albulena Balaj Halimi, mirëpo jo Selmanaj.

Gjatë ditës së djeshme ndërkaq, ishte pikërisht Selmanaj që i kërkoi falje deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci, përplasje me të cilën kishte shkaktuar nervozizëm në partinë e Kurtit.

***

Deputetja Geci tërheq nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme, shkak PDK

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci ka tërhequr nënshkrimin për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike.

Si shkak i kësaj, deputetja Geci në shkresën e saj dërguar kryetares së Kuvendit është bërë thirrja e seancës me iniciativën e PDK-së.

Këtë e bëri të ditur kryesuesja e seancës së sotme, Arbërie Nagavci.

Nagavci: Marigona Geci e tërheq nënshkrimin nga kërkesa për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme

“Zonja Marigona Geci e tërheq nënshkrimin nga kërkesa për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme me datë 4.12.2020 me iniciativën të PDK-së. Me arsyetimin se e ka nënshkruar listën e LDK-së, për iniciativën e LDK-së për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, sikurse herën e parë, e jo nismës e PDK-së. Deklaron se nuk ishte e njoftuar se iniciativa është e PDK-së, andaj e tërheq nënshkrimin e saj nga lista nënshkruese”, tha Nagavci.

Seanca e jashtëzakonshme për miratimin e rimëkëmbjes ekonomike është duke vazhduar.

***

Ndërpritet për pak seanca, Nagavci: Në sallë ka deputetë që para 4-5 dite janë infektuar me COVID-19

Është ndërprerë për pak çaste seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka thënë se në sallë janë të pranishëm deputetë të cilët para 4-5 ditëve janë deklaruar pozitiv me COVID-19.

Menjëherë pas kësaj deklarate, ajo ka thirrur mbledhje të shkurtër tek foltorja të shefeve të grupeve parlamentare.

Pas konsultimeve me ta, seanca ka vazhduar në formë të rregullt.

***

Ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës ku pritet që të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ndryshe Komisioni për Buxhet dhe Transfere me 6 vota për dhe 3 kundër, ka votuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. E votimi i këtij raporti i ka paraprirë miratimi i 4 amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Amendamenti i parë është që mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro kompensohen në formë rimbursimi, duke filluar nga viti 2023, sipas formulës dhe metodologjisë së rimbursimit që vendoset me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Fondit e Kursimit Pensional të Kosovës në afatin prej gjashtë muajsh nga miratimi i këtij ligji.

Amendamenti i dytë, lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohet nga TVSH.

Amendamenti i tretë, të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para datës 29 shkurt 2020, mbështeten financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro.

Amendamenti i katërt, paguhen nga ana e buxhetit të Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor dhe dhjetor 2020, të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas datës 29 shkurt 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj.

Sot seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kjo, me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

Kërkesën për mbajtjen e kësaj seance e kanë nënshkruar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trustit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit