Milaim Bilalli, mësues në shkollën “Abedin Rexha” në Turiçec të Skenderajt, ka vdekur si pasojë e koronavirusit.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur faqja e shkollës “Abedin Rexha” në ‘Facebook’, duke iu shprehur ngushëllime familjes, kolektivit të të ndjerit, si dhe nxënësve të tij.
” Dhimbje e madhe, pikëllim e pllakosi Shkollën “Abedin Rexha “Turiçec kur morem lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit të klasës së III-2 , tashmë të ndjerit Milaim Bilalli…humbje e madhe dhe e herëshme për familjen, klasen e tretë dy, Shkollën tonë dhe Komunën …prandaj në emër të Kryetarit të Komunës z. Bekim Jashari, Drejtorit Komunal z. Bekim Latifi dhe personalisht ju shprehu ngushëllimet e sinçerta Familjes, Kolektivit në Turiçec, kolektivit në Aqarevë dhe klasës e III-2 dhe gjithë atyre qe e njohen Milaimin”, thuhet në njoftim.
Ngushëllime për të ndjerin ka shprehur edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
“Sot iu dha lamtumira e fundit mësuesit, Milaim Bilalli, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë luftës me COVID-19.
Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët mësimdhënës dhe të gjithë ata që e njohën.
Pushofsh i qetë mësues Milaim Bilalli!”, shkroi ai në ‘Facebook’.