7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zbulohen prapaskenat e skandalit: Ky ishte urdhëri që Erdogan ia dha futbollistit të Basaksehirit

Rekomandime

Ndeshja PSG-Basaksehir u ndërpre mbrëmë në minutën e 14-të pasi gjyqtari i katërt kishte përdorur fjalë raciste në asistentin e klubit turk, Pierre Webo

- Advertisement -

Pas kësaj që ndodhi skuadrat nuk vazhduan ndeshjen dhe shkuan drejt e në dhomat e zhveshjes.

Pasi u qetësuan gjakrat, pritej që ndeshja të rifillonte mbrëmë, por një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe kjo përballje do të vazhdoj sonte nga ora 18:55.


Por, një detaj interesant është zbuluar tani ku prentendohet se Erdogan i ka thënë një futbollistit të Basaksehirit që të mos rikthehen në fushë për të luajtur futboll.

- Advertisement -

I njëjti futbollist ka shkuar te dhomat e zhveshjes të PSG duke ia kumtuar atyre lajmin se nuk do të dalin në fushë pasi kështu u ka thënë atyre Erdogan.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari italian, Alessandro Alciato, i cili ka shkruar se kjo ndeshje nuk rifilloi mbrëmë shkaku i urdhërit që e kishte dhënë presidenti i Turqisë, Erdogan.

- Advertisement -


Ndryshe, skandali i mbrëmshëm ndodhi pasi gjyqtari i katërt përdori fjalë raciste në trajner-asisntetin, Pierre Webo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit