Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mëngjesin e së hënës ka shkuar në punë pa zhurmë.
Hoti është parë në përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe duke pritur në semaforë.
Sipas disa fotografive të dërguara nga lexuesit e Arbresh.info, shihet se si shefi i qeverisë pret në semafor dhe nuk i ka të lëshuar alarmet.
Ani pse sipas ligjit të përcjelljes VIP, ai ka të drejtë të vazhdojë edhe kur në semafor është sinjali i kuq por, duke mos e rrezikuar komunikacionin.
Ai këtë të drejtë nuk e ka shfrytëzuar dhe ka pritur sikur të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion
Hoti është parë shpesh edhe duke shkuar në këmbë e pa mbrojte të afërt në zyrën e tij ne Qeverinë e Kosovës.
Ndryshe, shpesh qytetarët kanë kritikuar se si zyrtarët e lartë shtetëror me përcjelljet e tyre po e rrezikojnë komunikacionin duke mos u ndaluar asnjë herë në semaforë e në vendkalimet për këmbësorë.