Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot ka mbajtur një konferencë vjetore për shtyp.Në këtë konferencë gazetarët e pyetën liderin rus në lidhje me çështjen e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ai u shprehë se rasti i Krimesë nuk është i njëjtë si i Kosovës. Ai beson se Krimeja u bë pjesë integrale e Rusisë si rezultat i referendumit, por kjo metodë nuk mund të përdoret te Kosova.
“Në Perëndim, ata “gëlltisin” ndarjen e Kosovës, ndërsa vendosën sanksione për banorët e Krimesë”, tha Putini, duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën vjetore të shtypit.Ai foli edhe për vaksinën ruse kundër koronavirusit.
Putini tha se kjo vaksinë është efektive dhe e sigurt.“Rusia është vendi i parë në botë që shpiku dhe filloi prodhimin e një vaksine – si Qendra Shkencore Gamalei ashtu edhe Qendra Vektoriale e Novosibirsk.
Ne kemi një vaksinë të mirë – të sigurt dhe efektive – më shumë se 95 përqind, niveli i mbrojtjes është rreth 96-97 përqind, thonë ekspertët”, u shprehë Putin.