Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje.
Në një konferencë për media, Tahiri thotë se PDK-ja i vlerëson të papranueshme sjelljen e LDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu edhe të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanajn i cili sipas tij, pasi ofendoi familjet e të pagjeturve erdhi prapë në sallën e Kuvendit.
“Neve cdo ditë na vdesin 15 deri 20 qytetarë në ditë, si pasojë e moskujdesit nga COVID-19. Në anën tjetër e kemi një degardim në Parlamentin e Kosovës. Kjo qeveri e këta kryeministra që kanë dal pas 6 tetorit nuk e kanë hallin e arsimit. Pra sot kemi një shumicë parlamentare e cila nuk arrin kurrë ti ketë mbi 35 deputetë në Kuvend. Edhe ne si Opozitë nuk i kemi numrat që ta qojmë vendin në zgjedhje. Ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje”, thotë Tahiri.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit.