-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Sharje dhe fyerje ndaj Muriqit pse komunikoi në gjuhën serbe me Milinkovic-Savicin

Rekomandime

Vedat Muriqi ka shkaktuar zemërim të madh në mesin e tifozëve të vet shqiptarë, pas komunikimit kontrovers në gjuhën serbe me bashkëlojtarin e vet serb te Lazio, Sergej Milinkovic-Savic.

- Advertisement -

Muriqi iu përgjigj në gjuhën serbe bashkëlojtarit Sergej Milinkovic-Savic në një postim në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ashpra, përfshirë sharje dhe ofendime, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Muriqi u rikthye nga lëndimi në fitoren e Lazios 2:0 kundër Napolit të dielën në Serie A.

Ai u fut në lojë nga stoli rreth 25 minuta para fundit, në atë që ishte paraqitja e tij e parë pas më shumë se një muaji.

- Advertisement -

Ish-sulmuesi i Lirisë dhe disa skuadrave të tjera shqiptare u shpreh i lumtur që u rikthye në fushë, në një postim në të cilin dashuri i shprehu edhe bashkëlojtari i vet serb, Milinkovic-Savic.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kam kontribuuar në skuadër. Tri pikë shumë të rëndësishme. Forca shqiponja!” shkroi Muriqi në Instagram.

- Advertisement -

Mesfushori i Kombëtares së Serbisë, Milinkovic-Savic i komentoi: “Ajde srce” që në shqip do të thotë “Forca zemër”

E Muriqi ia ktheu me “Ajmoooo” apo në shqip “Forcaaaa”.

Siç pritej, Muriqi ka marrë shumë kritika në komente për këtë dhe madje edhe është ofenduar pse iu përgjigj atij në gjuhën serbe.

Disa komentues e kanë pyetur atë pse nuk iu përgjigj në gjuhën shqipe apo në atë italiane, duke qenë luajnë në një klub italian.

Muriqi mungoi gjashtë ndeshje, katra në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve për shkak të tërheqjes muskulore që e kishte pësuar kah mesi i nëntorit.

Ai i ka bërë nëntë paraqitje për Lazion deri tani këtë sezon, por është ende në kërkim të golit të parë që prej se iu bashkua asaj nga Fenerbahce në verë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit