13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Posti i nëmur i Agim Veliut: U emërua, u shkarkua, u emërua, tani mbeti veç U.D

Rekomandime

Në zgjedhjet e fundit të cilat u zhvilluan në vend pati ndryshime të shumta të emrave të cilët do të udhëhiqnin postet më të larta.

Në koalicionin e lidhur asokohe në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së u arrit marrëveshja.

- Advertisement -

Emri më pak i pritshëm ishte ai i Agim Veliut, i cili erdhi në krye të Ministrisë së Brendshme. Nga Kryetar Komune në Podujevë, LDK dhe VV ia besuan një nga ministritë më të rëndësishme pikërisht një prej emrave kyç të partisë së Isa Mustafës.

Por ishte pikërisht ish-kryeministri Albin Kurti i cili pati marrë vendim për shkarkimin e Agim Veliut nga ky post.

Shkarkimin e Veliut, Kurti e mori më 18 mars 2020. Shkarkimi i Veliut u tha se erdhi për shkak se ai dhe Kurti patën qëndrime të kundërta sa i përket idesë për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Veliu poashtu pati deklaruar se numri i të prekurve me COVID-19, po rritet prej ore në orë.

“As Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk thanë që numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga ora në orë. Në këto momente, kur e gjithë administrata publike po bën përpjekje maksimale për të minimizuar dëmet nga virusi Korona, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë këtu anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të demonstrojnë maturi si në vendime ashtu edhe deklarime”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit në kohën e shkarkimit të Veliut.

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, ishte në qendër të vëmendjes, pasi nuk lëshonte pe për koalicionin me Vetëvendosjen pa plotësimin e kërkesave të LDK-së.Madje, jo rrallë ai u vu në qendër të kritikave dhe sulmeve nga aktivistë të partisë së Albin Kurtit.

Veliu ishte bërë hit kur në njërën nga takimet me Vetëvendosjen ku po zhvilloheshin negociatat për marrëveshje për koalicion bashkëqeverisës. Kjo pasi nënkryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi kishte treguar prapaskenat e bisedimeve, ku në njërën nga takimet, Veliu kishte thënë se “Qohuni se nuk ka asgjë”.

Shkarkimi i Veliut nuk zgjati shumë dhe ai u rikthye përsëri në postin e mëparshëm, si ministër i Brendshëm dhe si ministër i Administratës Publike.

Në koalicionin e arritur në mes LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate u vendos që Veliu të jetë ndër emrat kryesor të kësaj qeverie.

Por siç duket ky post nuk është edhe shumë me fat për të njëjtin dhe se e njëjta gjë po i ndodhë përsëri, veç se këtë herë në një format tjetër.

Mbrëmë Gjykata Kushtetuese mori vendim për rrëzimin e Qeverisë Hoti, pasi u konstatua se vota e deputetit Etem Arifi ishte e pavlefshme.

Kushtetuesja mbrëmë vendosi pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë së Avdullah Hotit më datë 3 qershor.

Kësisoj situate politike institucionale në vend ka ndryshuar thuajse tërësisht, por që vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Madje ajo që duhet cekur është se vendi është në një pozitë aspak të lehtë, ku në pozitat më të rëndësishme udhëheqëse ka vetëm ushtrues detyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit