1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kushtetuesja rrëzoi qeverinë Hoti, Limaj: Nuk e kam pritur këtë vendim

Rekomandime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj thotë se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit shkohet në zgjedhje të reja në 40 ditët e ardhshme.

- Advertisement -

Por një vendim i tillë ishte i pa pritur për ish-zëvendëskryeministrin.

“Për mua vendimi nuk ka qenë i pritur me të thënë të drejtën por është një vendim që duhet ta respektojmë”, tha Limaj për RTK’në.

‘Nganjëherë aktgjykimet e komplikojnë situatën e nganjëherë e thjeshtësojnë. Prandaj edhe ligjvënësi është që me i marrë ato aktgjykime duke i respektuar me i filluar iniciativat ligjore dhe nëse është e komplikuar përmes iniciativës ligjore ashtu siç e kërkon parlamenti mi thjeshtësu gjërat”, theksoi Limaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit