Pak para se të largohet nga zyra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka gjetur një vend pune Richard Grenellit.
Grenell është emëruar si pjesëtar i Këshillit të Memorialit Amerikan të Holokaustit.
Gjatë mandatit të Trump, Grenell kishte pozita shumë më të rëndësishme.
Ai ka qenë ambassador i ShBA’së në Gjermani, ushtrues detyre i Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare dhe i dërguar special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë -Serbi