7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

AKR: Do t’i marrim 6 deputetë në zgjedhje, oferta për koalicion na erdhi nga kjo parti

Rekomandime

Zyrtari i AKR-së, Jetlir Zyberaj, ka thënë se ende nuk e kanë definuar nëse do të hyjnë në një koalicion parazgjedhor me ndonjë parti.Megjithatë, ai ka thënë se kanë oferta nga një parti opozitare aktualisht për të lidhur një marrëveshje para zgjedhjeve.

- Advertisement -

“Koalicionet e mundshme janë çështje që po i diskutojmë brenda partisë. Besoj që do të kemi një koalicion me një nga subjektet politike në Kosovë, se me kë ende nuk kemi ardhur në këtë pikë. Kontaktet ekzistojnë, por ofertat vijnë nga partitë më të mëdha në skenën politike. Ende jemi në fazën e diskutimeve, por mund të them se është parti opozitare”.

Zyberaj në Edicionin Special ka thënë se AKR-ja në krye me Behgjet Pacollin kanë tri prioritete: Rimëkëmbjen ekonomike, përmbylljen e procesit të dialogut dhe përballja me Gjykatën Speciale.Zyrtari i AKR-së u shpreh i bindur se subjekti i tij gëzon mbështetje popullore dhe se për këtë do të kenë edhe një numër goxha më të madh deputetësh sesa që kanë aktualisht.

“Besoj që AKR gjendet mirë me mbështetje popullore. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të mos kemi deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ssipas të gjitha parakushteve, AKR minimalisht do të je ëme gjashtë deputetë në Kuvend”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit