Një tërmet 6.3 shkallësh goditi sot Kroacinë, ku është shënuar viktima e parë që është një vajzë 12 vjeçare.
Menjëherë kanë nisur ndihmat për personat e prekur nga tërmeti, qoftë për ushqim apo strehim.
Edhe një kosovar nga Hasi i ka dalë në ndihmë personave që u prekën nga tërmeti duke ju ofruar bukë falas.
“Unë e di që nuk është koha për të postuar, por ata që nuk kanë ushqim sonte dhe nesër e që gjenden në shesh”, ka shkruar Alban Morina në Facebook.