Kur e përfundoi seancën e djeshme, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, i ngriti lartë dy gishta, simbol i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por, më pas ajo kishte bërë edhe një fotografi me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndaj kësaj ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.
Ai ka thënë se tanimë Vjosa me ata dy gishta mund t’i mashtroi vetëm vajzat e saj binjake.
“Me ata dy gishta Vjosa tanimë mund të mashtroi vetëm vajzat e saj binjake!”, ka shkruar Gecaj në rrjetin social Facebook.