4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Agim Veliu sheh andrra me sy hapur, zbulon çka po bën që LDK të del e para me 14 shkurt

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj partie në Malishevë. Në një postim në “Facebook”, ai ka shkruar se janë duke punuar shumë që LDK-ja të dal e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.

- Advertisement -

“Në takim me Kryesinë dhe strukturat e Degës së LDK-së në Malishevë. Bashkë biseduam për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, përgatitjet dhe koordinimet e përbashkëta që do t’i kemi. LDK do të punoj shumë që të del e para në këto zgjedhje në Malishevë por edhe në gjithë Kosovën fal punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.

Kujtojmë që deri tek kjo situatë erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi, votë e cila ishte vendimtare për formimin e Qeverisë “Hoti”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit