17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Reagon përsëri Haxhi Avdyli, publikon faktet: Shpifjen ndaj meje e bëri portali që financohet nga biznesi i këtyre personave

Rekomandime

Edhe njëherë ka reaguar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, pas disa akuzave të rënda ndaj tij se ka paguar për marrëdhënie s**suale.

- Advertisement -

E gjithë kjo, sipas ish-deputetit të LDK-së, po bëhet në kohë zgjedhjesh, dhe e cila ka për qëllim ta zmbrapsin nga rruga që ka nisur.

“Kjo shpifje e ulët e “Sinjalit” e reagimet e juaja më kanë bërë të kuptoj që puna dhe qëndrimet e mia ia kanë tronditur themelet e familjeve kr.iminale politike. Lufta vetëm sa ka filluar. Thuhet se pronar i ” Sinjali ” është Avokati i Isa M. Besnik B. dhe klanit Pronto, kurse sponsor kryesor e ka “M group” BMW e djemve të Isës. E di që jeni tronditur nga pjekuria e qytetarëve për ndryshim”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kujtojmë se Avdyli tashmë e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së Vjosa Osmanit për zgjedhjet e reja.

- Advertisement -

Ja shkrimi i tij:

JU FALIMINDERIT njerëz të mirë të Kosovës për mesazhet e komentet e juaja përkrahëse. Unë edhe kam pritë që sivjet lufta politike do jetë e ashpër, por as në imagjinatën më largët s’do kisha besuar që bien kaq poshtë në shpifje. Kjo flet më shumë për ta se ku iu rrinë mendja dhe sa janë panik.

- Advertisement -

Kjo shpifje e ulët e “Sinjalit” e reagimet e juaja më kanë bërë të kuptoj që puna dhe qëndrimet e mia ia kanë tronditur themelet e familjeve kr.iminale politike. Lufta vetëm sa ka filluar.

Thuhet se pronar i “Sinjali” është Avokati i Isa M. Besnik B. dhe klanit Pronto, kurse sponsor kryesor e ka “M group” BMW e djemëve të Isës. E di që jeni tronditur nga pjekuria e qytetarëve për ndryshim.

Ju edhe ndoshta mendoni që ndalemi . Harroni.
Ne ju presim të shpifni të fyeni, por nuk zmbrapsemi nga ai qëllimi madhor i yni. Një Kosovë pa kr.im e ç’kapur nga klanet e mafia politike e familjare po fillon nga 14 shkurti.

Keni arsye me u shqetësuar sepse ditët e juaja të sundimit kr.iminal po iu vije fundi, e ballafaqimi me drejtësi do ju vije shpejtë.

Organet e drejtësisë do e thonë fjalën e tyr.

E me ju shpifësa pa imagjinatë -Shihemi ne Finale- me 14 shkurt e pastaj në Gjyq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit