Çka fshihet prapa fotos së kongresmenit që ndihmoi në pastrim pas trazlrave në Uashington?

0
188

Një kongresmen është ulur në gjunjë për të mbledhur mbeturinat që lanë pas protestuesit që suImuan godinën e kongresit amerikan.

Anëtari i dhomës së përfaqësuesve, Andy Kim, thotë se ai ishte dëshpëruar pasi kishte parë orenditë e shkat’ërruara, flamujt amerikanë të shkulur, bishtat e cigareve dhe mbeturinat e tjera të lëna pas nga mbështetësit e Trump.

Ndaj kishte gjetur një qese plehrash, ishte ulur në gjunjë dhe po ndihmonte në pastrimin e ambienteve.

“Ishte diçka instiktive. Nuk e kisha menduar por doja vetëm të bëja diçka – tha demokrati i Nju Jerseyt.

“E ndjeja se duhet të përpiqesha të bëja diçka për të rregulluar gjithë atë rrëmujë”.

Kim qëndroi në zyrën e tij gjatë ngjarjeve të së mërkurës dhe shkoi në Dhomën e Përfaqësuesve vetëm pasi gjithçka ishte bërë e sigurt, për të vijuar me certifikimin e fitores së Joe Biden.