6.6 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

“Ky është kulmi i turpit”, vjen akuza e rëndë për Behgjet Pacollin

Rekomandime

Ky është kulmi i turpit dhe dështimit të kësaj kaste politike që na qeverisi së fundi në këto dy vite. Behxhet Pacolli, ku soj tregtari, arriti të ja a sigurojë Kosovës asnjë njohje, ishin vetëm dy por edhe ato u tërhoqën, dhe jemi të sigurt që Gana nuk do të jetë shteti i fundit, që e ka konfirmuar se e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Lajmi i konfirmuar edhe zyrtarisht se shteti i Ganës e ka tërhequr njohjen e tij për Kosovën si shtet i pa varur, ka alarmuar analistët politikë në Kosovë, sipas të cilëvë ky rast dhe shumë raste të tjera, tregojnë qartë se sa thellë ka degraduar politika e jashtme e Kosovës dhe diplomacia, sidomos në këto dy vitet e fundit të qeverisjes së koalicionit PAN dhe drejtimit të MPJ-së nga Behxhet Pacolli.

- Advertisement -

Lidhur me këto zhvillime të fundit në diplomaci, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Ragip Guraziu, sipas të cilit për dy vite, Kosova ka rënë në pikën zero sa i përket fuqisë së saj diplomatike.

Ragip Guraziu

“Kosova ka dështuar plotësisht e tërësisht sa i përket zhvillimit dhe avancimit të diplomacisë, politikës së së jashtme. Drejtimi i MPJ-së nga Behxhet Pacolli dhe stafi i instaluar prej tij aty është përcjell vetëm me skandale dhe me humbje te kredibilitetit të politikës së jashtme të Kosovës.

Rasti i shtetit të Ganës ju dha fund të gjitha spekulimeve dhe mohimeve që MPJ bënte në rastet kur ndodhte tërheqja e njohjeve nga shtetet tek të cilat po lobonte dhe ushtronte ndikimin e vetë shteti serb.

- Advertisement -

Të gjithë jemi dëshmitar se si Serbia thoshte edhe një shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, e MPJ e mohonte atë vazhdimisht, për të gjithë këtë kohë, për hiq më pak se tash e 680 ditë sa është Pacolli në krye të MPJ-së”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti Guraziu shtoi se është shumë e sigurtë që edhe në të ardhmen do të ketë tërheqje të reja të njohjeve nga shtete të ndryshme, sepse Serbia po angazhohet dita ditës për t’i bindur ato që ta bëjnë këtë, kurse qeveritarët e Kosovës po zhvatin shtetin duke harruar se kanë lënë mbrapa dy vite të plota të dështimit politik e diplomatik.

- Advertisement -

Ky është kulmi i turpit dhe dështimit të kësaj kaste politike që na qeverisi së fundi në këto dy vite. Behgjet Pacolli, ku soj tregtari, arriti të ja a sigurojë Kosovës asnjë njohje, ishin vetëm dy por edhe ato u tërhoqën, dhe jemi të sigurt që Gana nuk do të jetë shteti i fundit, që e ka konfirmuar se e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Mediet serbe kanë paralajmëruar se edhe janë edhe 10 vende të tjera që do të tërheqin njohjet ndaj Kosovës. Këtë e konfirmoi edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi duke biseduar dhe duke ja thënë sy me sy presidentit Hashim Thaçit”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit