-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Shtëpitë e vërshuara nga uji e rrugët e bllokuara, kreu i Drenasit thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë

Rekomandime

Komuna e Drenasit ka publikuar një njoftim lidhur me situatën e fundit në vend si pasojë e reshjeve, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, pas vazhdimit të reshjeve të dendura të shiut, disa rrugë, sidomos mbi ura, janë bërë të pakalueshme.

“Rruga regjionale Drenas-Obiliq, tek lagja Morina në Çikatovë të Vjetër në drejtim të “Guri i Plakës” është e bllokuar nga uji, ndaj lusim qytetarët që t’i shmangën kësaj rruge dhe të përdorin rrugë të tjera alternative. Po ashtu edhe rruga regjionale Drenas-Prishtinë, përkatësisht afër trafo-stacionit të KEDS-it, rruga është përkohësisht e bllokuar e po ashtu edhe shtëpitë e banimit janë vërshuar nga uji”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet pa nevojë dhe t’i shmangen rreziqeve në rrugët ku vërshimet janë me të dendura.

- Advertisement -

Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët të kenë mirëkuptim e bashkëpunim, për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga vërshimet, e cila nuk mbahet mend të ketë pasur reshje me vëllim me të madh ndonjë herë

“Kryetari Lladrovci dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njoftojnë të gjitha ato familje të cilat si pasojë e reshjeve të shiut, shtëpitë e tyre janë bërë përkohësisht të pabanueshme dhe nuk kanë zgjidhje të strehimit tek të afërmit e tyre, të lajmërohen në Komunën e Drenasit, përkatësisht në numrin 049 978 948”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit