8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pse Albin Kurti nuk duhet të veprojë si Zaevi, pra të mos japë dorëheqje

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Zoran Zaev cuditshëm tha dorëheqje nga pozita e kryeministrit pas humbjes së partisë së tij në zgjdhje lokale.

Kjo është e pakuptimtë në botën demokratike. Një kryeministër duhet të jap dorehqeje për ndonjëe skandal, mosmenaxhim adekuat, mungesë të rezultateve në qeverisje, e jo kur i humb partia.

Por, sot janë ngritur shumë zëra që edhe Albin Kurti duhet të veprojë njëjtë.

- Advertisement -

Fillimisht Vetëvendosje nuk ka rënie në zgjedhjet lokale në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale. Pra, është parti që më tepër njihet dhe është marrë me tema nacionale se lokale dhe rezultati i saj aspak i mirë në zgjedhje lokale ishte i pritshëm.

Së dyti, Albin Kurti vazhdon të gëzojë popullaritet të madh, është aktualisht lideri i pakontestuershëm i Kosovës dhe dërgimi i vendit në zgjedhje është vetëm humbje kohe për vendin dhe shpenzim i shumë milionave.

- Advertisement -

Së treti, dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK kanë lidership të ri. Ata janë zgjedhur sivjet që të dy dhe nuk kanë pasë kohë ta kosolidojnë vizionin e tyre për udheheqje të vendit.

Kur Kurti është i pakontestueshëm në njërën anë dhe kur këta nuk janë ende të gatshëm të ballafaqohen me të në tjetrën anë, vetëm do ti digjte politikisht ata. Padshim edhe zhgënjimi për ta do të ishte i madh, kur ta kuptonin që rezultatet lokale nuk janë të njëjta me ato nacionale.

Në zgjedhjet e përgjithshme Agim Aliu nuk do të mund ta fitonte Ferizajin, as Bedri Hamza, Mitrovicën. As Gazmend Muhaxheri vijë sdo të mund tia bënte në Pejë, as Imri Ahmeti në Lipjan. Aty luhet tjetër valle dhe tjerë politikanë janë në garë.

Prandaj, do të ishte shumë më e shëndetshme edhe për vet demokracinë që të pritej deri në fund të mandatit. Fundja, që të dy, edhe Memli Krasniqi, edhe Lumir Abdigjiku janë të rinj në moshë dhe kanë kohë për pushtet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit