‘Shtëpia muze’ e Ferdonije Qerkezit në Gjakovë e cila ishte përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut, do të rikthehet në gjendjen e saj të mëparshme.
Njerëzit e vullnetit të mirë kanë grumbulluar mbi 7 mijë euro për të ndihmuar Ferdonije Qerkezin.
Këtë e ka bërë të ditur Shpend Lila në një postim në ‘Facebook’.
“Nona Ferdonije po ju përqafon dhe falenderon të gjithëve që u bashkuat në nismën tonë për ta ndihmuar pas vërshimeve të fundit.
Dhimbjen nuk ja largojmë dot, por pak buzëqeshje e ngrohtësi në shtëpi i sollëm.
Për 36 orë, bashkë grumbulluam 7,300 Euro, të cilat ia dorëzuam sot në llogari në Gjakovë.
Nona Ferdonije nuk është vetëm dhe nuk do të jetë asnjëherë. I ka 15 milion djem e çika nga e mbarë bota.
Ju dua, tha”, ka shkruar ai.
Kujtojmë Shtëpia e Ferdonije Qerkezit, të cilës në luftën e fundit në Kosovë i janë vrarë bashkëshorti dhe tre djemtë, është shndërruar në muze përkujtimor, tash e sa kohë.