Kandidati i PDK’së për deputet, Memli Krasniqi, ka pranuar se kanë negociuar me Vasfije Krasniqi-Goodman për ta përfshirë si kandidate për deputete në listën e PDK’së.
Në emisionin Pressing, Krasniqi ka treguar prapaskenat e negociatave me Vasfije Krasniqi.
“Po, deri të shtunën në mëngjes sepse të shtunën janë dorëzuar listat.
Me kohë të Amerikës qysh i ka ra, por në 6 në mëngjes ka thënë se megjithatë vendosa me shku në listë të VV’së”, tha Krasniqi.
Ai shpjegoi se negocimi ka vazhduar për rreth tre javë.
“Absolutisht, për ne, pak a shumë në një moment ka qenë punë e kryer, por mandej çka ka ndodh në ndërkohë””, tha Krasniqi.
“Unë s’kam biseduar me të direkt por i di diskutimet…Ka qenë një diskutim goxha i hapur dhe me njerëz të afërt të saj.
Dy ditët e fundit jemi njoftuar që është duke negociuar edhe me VV’në, konkretisht me z.Kurti dhe dikë tjetër’, shpjegoi Krasniqi.
“Ka qenë vendim i saj të cilin e respektojmë.
Për ne ka qenë me rëndësi me ja ofru një platformë të cilën ajo e ka kërkuar.
Shpresoj shumë, pavarësisht që është në listën e VV’së, që të zgjidhet deputete”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se Krasniqi-Goodman kishte kërkuar numrin 3 në listë, numër të cilin PDK ia kishte ofruar.