10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Propozim për Albin Kurtin: Nominoje Arben Vitinë për kryeministër të ri

Rekomandime

Publicisti Uk Lushi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, raporton Gazeta Blic.Ai ka shkruar në Facebook se nëse Kurti nuk e ka pushtetin qëllim mbi qëllime, atëherë duhet t’ia dërgoj presidentit emrin për kryeministër.“Kurti do të bënte mirë që si kandidat të zëvendësojë atë si kryeministër ta paraqesë Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Vitia ka punuar shkëlqyeshëm profesionalisht, është sjellë mirë dhe ka qenë mullari de facto i qeverisë Kurti këto ditë të vështira koronore, ka shkruar Lushi.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:Një propozimNëse Albin Kurti nuk e ka pushtetin qëllimin mbi qëllime, ai duhet të dërgoj emrin e kandidatit të ri për Kryeministër në Presidencën e Kosovës.

Vendimi i mbi 80 deputetëve për shkarkimin e Kurtit është legalisht valid dhe demokratikisht legjitim. Kurti nuk mund të mbyllë sytë para dackës demokratike që i kanë dhënë dy të tretat e përfaqësuesëve të zgjedhur nga populli në Kuvend.

Kurti do të bënte mirë që si kandidat të zëvendësojë atë si kryeministër ta paraqesë Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Vitia ka punuar shkëlqyeshëm profesionalisht, është sjellë mirë dhe ka qenë mullari de facto i qeverisë Kurti këto ditë të vështira koronore. Koha e pandemisë kërkon më shumë njerëz si Vitia se sa politikanë si Kurti.

- Advertisement -

Kandidati Vitia mandej duhet të mbledhë në qeverinë e tij sa më shumë parti nga spektri parlamentar dhe kështu evitohet kriza politike derisa të kalojë kriza shëndetësore. Paraprakisht krijimit të Qeverisë Vitia partitë dhe institucionet e Kosovës do të duhej të merren vesh për datën e zgjedhjeve të reja gjashtë muaj pasi të kthehet normaliteti dhe siguria shëndetësore e shkaktuar nga virusi Corona.Kjo zgjedhje e largon Kurtin nga kolltuku, por ja lë qeverinë VV-së si parti me një deputet më shumë se e dyta parti, LDK-ja.Kjo lëvizje e Kurtit do t’i mundësonte pushtetit të përqendrohet në pandeminë Covid-19, do të mënjanonte betejat dhe lojërat politike që humbin kohë dhe energji të çmueshme këto ditë të vështira dhe do të tregonte që Kurti mbi veten e vë Kosovën. Albin Kurtii, ashtu-kështu, me apo pa planifikim por gjithësesi jo fort lavdueshëm demokratikisht, pak para se të bëhej kryeministër, ndryshoi statutin e VV-së dhe mbajti edhe rolin e kryetarit të VV-së nën sqetullën e tij. Funksionin e kryetarit të partisë e ka nën kontroll dhe p.sh. në procese politike dhe dialog me Serbinë Kurti mund të merr pjesë si kryetar i VV-së.

Në zgjedhjet e reja, pas Qeverisë Vitia, Kurti, nëse nuk ka kundërkandidat për kryeministët në VV dhe partia VV e rikandidon për të parin e qeverisë, mund të garoj dhe fitoj përsëri, mbase, si e besojnë ai dhe VV, mbi 50% të votave dhe kështu mund të formojë Qeverinë Kurti 2 pa asnjë parti tjetër në bashkëqeverisje duke kontrolluar Kuvendin dhe Presidencën.Kurti e ka rastin të tregojë a e do më shumë kolltukun apo Kosovën.Unë besoj që ai e do më shumë Kosovën dhe kombin shqiptar, prandaj për Kosovën dhe kombin shqiptar ai duhet t’ ja lëshojë vendin njeriut kryesor në qeverinë e tij prej formimit të saj– Arben Vitisë. Deri në zgjedhjet e reja kur populli do të vendosë për Albin Kurtin dhe secilin kandidat pretendues.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit