8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Krasniqi: Ka qenë punë e kryer që Vasfije Krasniqi të vijë në PDK, nuk e di çka ndodhi

Rekomandime

Kandidati i PDK’së për deputet, Memli Krasniqi, ka pranuar se kanë negociuar me Vasfije Krasniqi-Goodman për ta përfshirë si kandidate për deputete në listën e PDK’së.

Në emisionin Pressing, Krasniqi ka treguar prapaskenat e negociatave me Vasfije Krasniqi.

- Advertisement -

Po, deri të shtunën në mëngjes sepse të shtunën janë dorëzuar listat.

Me kohë të Amerikës qysh i ka ra, por në 6 në mëngjes ka thënë se megjithatë vendosa me shku në listë të VV’së”, tha Krasniqi.

Ai shpjegoi se negocimi ka vazhduar për rreth tre javë.

- Advertisement -

Absolutisht, për ne, pak a shumë në një moment ka qenë punë e kryer, por mandej çka ka ndodh në ndërkohë””, tha Krasniqi.

Unë s’kam biseduar me të direkt por i di diskutimet…Ka qenë një diskutim goxha i hapur dhe me njerëz të afërt të saj.

- Advertisement -

Dy ditët e fundit jemi njoftuar që është duke negociuar edhe me VV’në, konkretisht me z.Kurti dhe dikë tjetër’, shpjegoi Krasniqi.

Ka qenë vendim i saj të cilin e respektojmë.

Për ne ka qenë me rëndësi me ja ofru një platformë të cilën ajo e ka kërkuar.

Shpresoj shumë, pavarësisht që është në listën e VV’së, që të zgjidhet deputete”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se Krasniqi-Goodman kishte kërkuar numrin 3 në listë, numër të cilin PDK ia kishte ofruar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit