13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Dëbimi i diplomatit rus për shkelje të masave anti-covid, rasti i parë në botë

Rekomandime

Pak ditë pasi Olta Xhaçka mori detyrën e re në krye të Ministrisë së Jahstme, ka ardhur edhe veprimi i parë ku ditën e sotme u shpall “non grata” diplomati rus Alexey Krivosheev me argumentin se nuk zbatonte masat anti-covid-19, duke sfiduar urdhrat e autoriteteve.

Por vendimi i sotëm duket se nuk është i rastësishëm, por kulmi i asaj që “ziente” prej disa javësh.

- Advertisement -

Më 28 dhjetor ambasada ruse në Tiranë përmes një postimi në Facebook i ofroi kryeministrit Edi Rama vaksinën e saj “Sputnik V”, duke shfrytëzuar kështu edhe pakënaqësinë e kryeminstrit ndaj Bashkimit Evropian për vaksinat.

Reagimi i Ramës ishte i fortë duke e cilësuar qesharak, ku u shpreh: Një shtet serioz është e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla dhe kur them provokim nuk po i paraprijë ndonjë demarshi pranë shtetit rus sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend si Rusia të bëhet qesharake, me një ambasadë që është e rëndësishme të sillet sikur është seksion i portokallisë, shpreh keqardhje se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve”.

Nuk vonoi edhe reagimi i selisë diplomatike rruse në Tiranë: “Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese”.

- Advertisement -

Dëbimi i sotëm i diplomatit nuk duket i rastësishëm, por rezultat i një tensioni që ‘ziente’ prej kohësh.

Duket se nga njëra anë, Rusia ofronte vaksinat e saj, ndërsa në krahun tjetër, sipas ministrisë së Jashtme shqiptare diplomati i saj shkelte rregullat anti-covid duke sjellë dëbimin e tij. Dëbimi i një diplomati për shkelje të rregullave anti-covid-19 nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në asnjë vend të botës, Shqipëria precedenti i parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit