13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Turqia paralajmëron BE’në kundër gjuhës së sanksioneve

Rekomandime

Turqia kërkoi nga Bashkimi Evropian që të tregojë “rezultate të prekshme” për të rregulluar tensionet në Mesdheun Lindor. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, përfundoi dy ditë bisedime me shefat e BE-së që synojnë relaksimin e raporteve.

Tensionet midis Brukselit dhe Ankarasë u përshkallëzuan vitin e kaluar pasi Turqia në mënyrë të përsëritur dërgoi një anije për të kërkuar gaz në ujërat e diskutueshme, duke zemëruar bllokun dhe vendet anëtare Greqinë dhe Qipron.

- Advertisement -

Udhëheqësit e BE-së në dhjetor shtuan më shumë emra në një listë sanksionesh për shkak të kërkimeve turke në ujërat qipriote dhe diskutuan mundësinë për dënime më të ashpra nëse Ankaraja nuk ndryshon qëndrim.

Por, që nga ajo kohë retorika e të gjitha palëve është zbutur në mënyrë dramatike, pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se dëshiron të “kthejë një faqe të re” me Brukselin.

Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të rinisnin bisedimet javën e ardhshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Turqia, po kërkon nga BE-ja që të heqë kërcënimet me sanksione.

- Advertisement -

“Asnjë rezultat nuk mund të arrihet me gjuhën e sanksioneve”, shkroi Cavusoglu në Tëitter.

Megjithatë, diplomatët evropianë këmbëngulën të premten se po vazhdon puna për të finalizuar sanksionet e urdhëruara nga vendet anëtare në dhjetor të vitit 2020.

- Advertisement -

“Dialogu duhet të prodhojë rezultate të prekshme në interes të BE-së dhe Turqisë,” shkroi kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, në Tëitter.

Franca, Greqia dhe Qiproja kanë bërë thirrje për një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë, ndërsa shtetet e tjera të BE-së të udhëhequra Gjermania kanë qenë më të butë në qasjen ndaj Turqisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit