“Takim i afërt” në Detin e Zi, momenti kur avioni rus kalon ngjitur me anijen amerikane

0
87

Një takim nga afër mund të konsiderohet ai mes një avioni luftarak rus dhe një anijeje luftarake amerikane. Ngjarja ka ndodhur në Detin e Zi të dielën, njoftoi Marina Amerikane.

Oficerët detarë në anijen “USS Donald Cook” filmuan të gjithë incidentin që është i disati mes dy superfuqive. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë testuar njëra-tjetrën në Detin e Zi në muajt e fundit, pasi interceptimet e pasigurta kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Rusia ka shtuar praninë e saj në zonë pas aneksimit të Krimesë, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë zotuar për vijimin e operacioneve detare atje.