1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Këshilli Prokurorial i reagon Kurtit: Kryeprokurorin e caktojmë ne

Rekomandime

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka reaguar kandidatit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, pas deklaratave të tij lidhur me Kryeprokurorin e Shtetit, duke aluduar në shkarkimin e tij nga organet kompetente.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, KPK’ja i ka bërë thirrje Kurtit dhe kandidatëve të tjerë që të jenë të përmbajtur në deklaratat e tyre dhe të mos përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Gjyqësorit, përkatësisht, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.

- Advertisement -

Tutje, KPK’ja u aka kujtuar kandidatëve se kryeprokurori zgjidhet dhe i përgjigjet vetëm Këshillit Prokurorial.

Më këtë rast, theksojmë se sistemi prokurorial me mbështetje të fuqishme edhe të partnerëve ndërkombëtarë është duke u angazhuar maksimalisht për avancimin e mekanizmave të brendshëm në fuqizim të llogaridhënies, transparencës dhe efikasitetit, si dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Kurti mbrëmë ka thënë se në sistemin e drejtësisë do të shkojë kryeprokurori i shteti, duke aluduar në shkarkimin e tij nga organet kompetente. Megjithatë, Kurti tha se nuk do të shkojë veç Lumezi, por edhe shumë të tjerë.

- Advertisement -

Ai gjithashtu komentoi shprehjen e tij që përdori në zgjedhjet e kaluara “Le të shkojë Lumezi, le të vijë Elezi”. Kurti këtu kishte fjalën për ish-prokurorin Elez Blakaj.

Ne nuk jemi në qeveri edhe ne ishim 50 ditë në kohë të pandemisë.

- Advertisement -

Tash po vimë për 4 plus 4 vjet. Dhe jo vec Lumezi, por kanë me shku plot. Dhe s’ka me u kthy vec Elezi, por kanë me u kthy plot të tjerë”, ësthë shprehur Kurti në RTV Dukagjin.

Tutje, Kurti tha se me qeverinë e tij, nëse bëhet, do të ketë shumë më shumë punë për Prokurorinë e shtetit.

Me neve do të ketë shumë më shumë punë për prokurorinë, ju e dini që janë afër 200 prokurorë në Kosovë dhe ata o do të ribëhen siç e kanë emrin, pra të aktivizohen ose nuk mendoj se do t’i mbijetojnë trysnisë shoqërore, qytetare e institucionale”, ka thënë Kurti.

Pra, një pjesë e madhe e punëve nuk janë për qeverinë, janë bërë shkelje të ligjeve dhe kr.ime.

Këto kr.ime ekonomike janë punë për prokurorinë dhe gjyqësorin”, shtoi Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit