Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, ka ak.uzuar RTK-në se i ka dhënë tender anëtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Fisnik Ademit.
Hoxha në një postim në Facebook ka shkuar se tenderi në fjalë është në vlerë 80 mijë euro, ndërsa i njëjti i është dhënë aktorit dhe anëtarit të PDK-së, Fisnik Ademi dhe bashkëshortes së tij.
“Hiq më larg se para dhjetë ditëve, RTK ja paska dhënë tenderin në vlerë prej 80 mijë euro, aktorit Fisnik Ademi dhe bashkëshortes së tij.
Emisioni po u quajka “Sekrete kuzhine”, ka shkruar Hoxha në postimin e tij.
Në bazë të publikimit të Hoxhës nga raporti i monitorimit të RTK-së shihet se kontrata në fjalë është nënshkruar më 28 janar 2021.
Hoxha tutje në postimin e tij e ka përmendur edhe faktin se Fisnik Ademi është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke bashkëngjitur edhe fotografi të postimeve në Facebook të Ademit, ku tregon përkrahjen e tij për PDK-në.