13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Nis revolta ndaj udhëheqjes së LDK-së: Ikni, largohuni

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ra në këtë nivel, jo për faj të elektoratit dhe përkrahësve, por ra për shkak se ata që udhëheqin sot me LDK-në, nuk u qëndruan besnik përkrahësve, thuhet në reagimin e anëtarit të LDK-së, Feim Brava.

Aty u bëhet thirrje gardës së vjetër që të ikin dhe largohen, “Shkoni, ikni dhe na kërkoni falje për gjendjen ku na sollët”, thuhet ndër të tjera në reagim.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

NISIN DORËHEQJET NË HAN TË ELEZIT

Dorëheqje SOT,nesër është shumë vonë.

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës ra në këtë nivel, jo për faj të elektoratit dhe përkrahësve, por ra për shkak se ata që udhëheqin sot me LDK-në, nuk u qëndruan besnik përkrahësve!

Partia fituese nuk fjeti,ata nuk ndejtën indiferent!

- Advertisement -

Ata punuan me bazën, ata nuk i injoruan dhe nuk i larguan përkrahësit dhe elektoratin e vet sikur bënë këta që sot udhëheqin me LDK-në. Sot u pa që njerëzit nuk nënshkruajnë marrëveshje me partinë.

Njerëzit dhe përkrahësit u qëndrojnë besnik partive, përderisa partitë u qëndrojnë besnike përkrahësve dhe njerëzve të vet.

Elektorati ndëshkoi dhe mirë që ndëshkoi,se ndryshe nuk lëshojnë pe “shefat”!

Ky duket që është veç fillimi,sepse pas një kohe të shkurtër kemi zgjedhje lokale dhe sot u pa dhe po shihet rezultati.

Shkoni, ikni dhe na kërkoni falje për gjendjen ku na sollët.

Humbja gjithsesi ështe e turpshme, por qëndrimi juaj aty, do të na turpëroj edhe më shumë.

Andaj lerini analizat,por IKNI,LARGOHUNI pa analizë,sepse analizën u’a bëri dje votuesi.

Mirë që u’a pata thënë edhe para një muaji në mbledhje se me juve Dullë & CO ,LDK-ja bie ne 12 %!

Urime fituesve e veçanërisht Vjosës,e cila u qëndroi besnik parimeve dhe premtimeve të veta ndaj votuesve dhe simpatizantëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit